Të nderuar qytetar/e të Vorës ju njoftojmë

Të nderuar qytetar/e të Vorës ju njoftojmë që Bashkia Vorë me mbështjeten e Fondit Shqipëtarë të Zhvillimit do të nisë rehabilitimi i fasadave të stokut të banesave egzistuese, Rruga “Demokracia” dhe Rruga “Unaza”.

 

Kjo ndërhyrje prek jo vetëm anën estetike por ul ndjeshëm dhe konsumin e energjisë elektrike. Permes linkut te vendsur ne kete faqe ju mund te njoheni ne hollesi me planin e nderhyrjeve per rehabitilitimin e objektteve

Kerkojmë mirëkuptimin tuaj.

 

Faleminderit!

Projekti i fasadave

NJOFTIM PËR ZHVILLIMIN E SHORTIT PUBLIK PËR PËRFITIMIN E APARTAMENTEVE NË PALLATET E RINDERTUARA NË QYTETIN VORË, PËR SHKAK TË TËRMETIT TË DATËS 26.11.2019

Lënda:           Njoftim për zbvillimin e shortit publik për përfitimin e apartamenteve në pallatet e rindërtuara në Qytetin Vorë , për shkak të tërmetit të datës 26.11.2019.

 

Bazuar në Ligj Nr. 44/2015 Kodi i Procedurave Administrative i Republikës Së Shqipërisë, Nent 162 Njoftimi publik, Vendimin e Këshillit të Mînistrave nr. nr.904, datë 24.12.2019 “Për përcaktimin e rregullave, të kategorfve prioritare, masës së përfitimit, autoriteteve përg[eg[ëse dhe proçedurave për vlerësimin dhe përzgjedhjen e përfituesve nga disa programe të procesit të rindërtimit”, i ndryshuar dhe Vendim i Këshillit Bashkiak Nr.19, datë 07.03.2023 , i ndryshuar, “Për miratimin e rregullores “Për përcaktimin e proçedurës dhe rregullave të hollësishme per mënyrën e zhvillimit të shorteut publik për nd jen e njësive të banimit në objektet e reja (pallatet) të rindëmiara për shkak të tërmetit të datës 26.11.2019”, (pallatet) në Qytetin e Vorës , ju njoftojme se:

 

Sipas Vendimit të Këshillit Bashkiak të shpallur përfitues në pallatet e Rindërtuara në Qytetin Vorë, Bashkia Vorë do të zhvillojë shorteun për ndaijen e apartamenteve në pallatet e rindërtuara për shkak të tërmetit të datës 26.11.2019, në Qytetin Vorë, në datën 04.07.2024, ora 8:30, dhe dt. 05.07.2024 ora 9:00  në ambientet e Bashkisë Vorë.

 

Bashkangjitur gjeni listën me emrat përfitues sipas Zyrës Rindërtimit, Bashkia Vorë dhe VKB Vorë.

Njoftimi Publik do te afishohet ne stendën e Bashkisë Vore dhe Faqen zyrtare te Bashkise Vorë.

Mospjesmarrja juaj nuk pengon zhvillimin e shortest, por ju be‘me me dije se né rast se rink paraqiteni né

shorte, perzgjedhja per ju do te bi!het nga Kryetari i Komisionit Pier Organizimin e Shortit.

 

Duke ju falenderuar për mirëkuptiinin!

 

SHKARKO NJOFTIMIN NE PDF

 

Njoftim-Publikim

NJOFTIM BURSA PËR NXËNËSIT EKSELENT!

Në mbështetje të nenit 8, nenit 9, pika 1/ 1.1, shkronja “b”, nenit 23, pika 12, nenit 24, nenit 54,
nenit 55 të ligjit nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”; nenit 22, pika 2 të ligjit nr. 69/2012,
i ndryshuar “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, vendimit nr. 10
datë 28.02.2024 të Këshillit Bashkiak “ Miratimi i mbështetjes financiare për nxënësit me
rezultate të larta në shkollat publike të Bashkisë Vorë”.

Bashkia Vorë, nëpërmjet dhënies së stimulit të nxënësve me rezultate të shkëlqyera në shkollat
publike të Bashkisë Vorë, synon të rrisë dëshirën për të mësuar, nivelin e tyre intelektual dhe
mundësitë për të marrë pjesë në jetën kulturore dhe sportive të komunitetit. Ky stimul gjithashtu
synon zhvillimin e personalitetit të plotë të tyre, u krijon mundësi fëmijëve të gëzojnë në
komunitet, të njohin e të ndajnë përparësitë shkencore dhe të përfitojnë prej tyre.
Në këtë kuadër, Bashkia e Vorës, nëpërmjet këtij vendimi do të mbështesë çdo vit me bursa
nxënësit e shkollave 9 -vjeçare dhe të mesme publike në Bashkinë Vorë, të cilët përfundojnë
vitin shkollor me të gjitha 10(dhjeta).

Për përfitimin e mbështetjes financiare, nxënësit përfitues duhet të dorëzojnë dokumentacionin e
mëposhtëm brenda datës 19.07.2024 pranë Drejtorisë së Arsimit, Shëndetësisë, Kulturës, Rinisë
dhe Sportit:

a. Fotokopje të dëftesës së vitit shkollor.
b. Vërtetim nga drejtoria e shkollës për vazhdimin e vitit shkollor.
c. Çertifikate personale me fotografi e tre muajve të fundit.
d. Çertifikatë e gjendjes familjare.

SHKARKO KETU NE PDF: Njoftim per Nxenesit Ekselente

NJOFTIM mbi shorteun për ndarjen e apartamenteve në Bllokun nr.3 dhe nr.4 në pallatet e rindërtuara pas tërmetit të datës 26.11.2019

Sipas Vendimit të Këshillit Bashkiak të shpallur përfitues në pallatet e Rindërtuara në Njësinë Vorë, Bashkia Vorë do të zhvillojë shorteun për ndarjen e apartamenteve në Bllokun nr.3 dhe në Bllokun nr.4 në pallatet e rindërtuara për shkak të tërmetit të datës 26.11.2019 në Vorë, në datën 01.05.2024 në ambjentet e Bashkisë Vorë.