NJOFTIM BURSA PËR NXËNËSIT EKSELENT!

Në mbështetje të nenit 8, nenit 9, pika 1/ 1.1, shkronja “b”, nenit 23, pika 12, nenit 24, nenit 54,
nenit 55 të ligjit nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”; nenit 22, pika 2 të ligjit nr. 69/2012,
i ndryshuar “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, vendimit nr. 10
datë 28.02.2024 të Këshillit Bashkiak “ Miratimi i mbështetjes financiare për nxënësit me
rezultate të larta në shkollat publike të Bashkisë Vorë”.

Bashkia Vorë, nëpërmjet dhënies së stimulit të nxënësve me rezultate të shkëlqyera në shkollat
publike të Bashkisë Vorë, synon të rrisë dëshirën për të mësuar, nivelin e tyre intelektual dhe
mundësitë për të marrë pjesë në jetën kulturore dhe sportive të komunitetit. Ky stimul gjithashtu
synon zhvillimin e personalitetit të plotë të tyre, u krijon mundësi fëmijëve të gëzojnë në
komunitet, të njohin e të ndajnë përparësitë shkencore dhe të përfitojnë prej tyre.
Në këtë kuadër, Bashkia e Vorës, nëpërmjet këtij vendimi do të mbështesë çdo vit me bursa
nxënësit e shkollave 9 -vjeçare dhe të mesme publike në Bashkinë Vorë, të cilët përfundojnë
vitin shkollor me të gjitha 10(dhjeta).

Për përfitimin e mbështetjes financiare, nxënësit përfitues duhet të dorëzojnë dokumentacionin e
mëposhtëm brenda datës 19.07.2024 pranë Drejtorisë së Arsimit, Shëndetësisë, Kulturës, Rinisë
dhe Sportit:

a. Fotokopje të dëftesës së vitit shkollor.
b. Vërtetim nga drejtoria e shkollës për vazhdimin e vitit shkollor.
c. Çertifikate personale me fotografi e tre muajve të fundit.
d. Çertifikatë e gjendjes familjare.

SHKARKO KETU NE PDF: Njoftim per Nxenesit Ekselente

NJOFTIM mbi shorteun për ndarjen e apartamenteve në Bllokun nr.3 dhe nr.4 në pallatet e rindërtuara pas tërmetit të datës 26.11.2019

Sipas Vendimit të Këshillit Bashkiak të shpallur përfitues në pallatet e Rindërtuara në Njësinë Vorë, Bashkia Vorë do të zhvillojë shorteun për ndarjen e apartamenteve në Bllokun nr.3 dhe në Bllokun nr.4 në pallatet e rindërtuara për shkak të tërmetit të datës 26.11.2019 në Vorë, në datën 01.05.2024 në ambjentet e Bashkisë Vorë.

VITI KOMBËTARË I PYJEVE 2024

Viti 2024 eshte shpallur Viti Shqipëtar i Pyjeve. Agjencia Kombëtare e Pyjeve në bashkëpunim me Sektorin e Menaxhimit dhe Inspektimit të Pyjeve dhe me mbështetjen e Drejtorisë së Arsimit, Shëndetësisë, Kulturës, Rinisë dhe Sportit pranë Bashkisë Vorë zhvilluan orë mësimore mbi rëndësinë e burimeve pyjore dhe kujdesin që duhet të tregojmë për pyjet, në Gjimnazin “Isa Boletini”, Vorë, në Gjimnazin “Vajdin Lamaj”, Domje dhe në Gjimnazin “Shaban Sheshori”, Prezë .

THIRRJE PËR APLIKIM “POETËT E RINJ” KONKURS POEZIE

Librat janë miqtë, udhëzuesit dhe filozofët tanë, 23 prilli është një datë domethënëse për letërsinë universale e cila është caktuar nga Konferenca e Përgjithshme e UNESCO-s për t’i bërë homazh botëror librit dhe autorëve të tij dhe për të inkurajuar të rinjtë, që të zbulojnë kënaqësinë e të lexuarit, si edhe për të respektuar kontributin e pazëvendësueshëm, që kanë dhënë krijuesit për progresin social dhe atë kulturor. Ftojmë të gjithë nxënësit e Shkollave 9- vjecare dhe të mesme të Bashkisë Vorë të jene pjesë e këtij konkursi.

Njoftim!

Njoftojmë subjektet që ushtrojnë aktivitet ekonomik dhe qytetarët e Bashkisë Vorë dhe Njësive Administrative Prezë dhe Bërxull  përsa i përket informacioneve, kërkesave dhe ankesave të Taksave dhe Tarifave Vendore të drejtohen me anë të adreses së emailit:
Ju falenderojmë për mirëkuptimin!