Në mbështetje të nenit 8, nenit 9, pika 1/ 1.1, shkronja “b”, nenit 23, pika 12, nenit 24, nenit 54,
nenit 55 të ligjit nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”; nenit 22, pika 2 të ligjit nr. 69/2012,
i ndryshuar “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, vendimit nr. 10
datë 28.02.2024 të Këshillit Bashkiak “ Miratimi i mbështetjes financiare për nxënësit me
rezultate të larta në shkollat publike të Bashkisë Vorë”.
Bashkia Vorë, nëpërmjet dhënies së stimulit të nxënësve me rezultate të shkëlqyera në shkollat
publike të Bashkisë Vorë, synon të rrisë dëshirën për të mësuar, nivelin e tyre intelektual dhe
mundësitë për të marrë pjesë në jetën kulturore dhe sportive të komunitetit. Ky stimul gjithashtu
synon zhvillimin e personalitetit të plotë të tyre, u krijon mundësi fëmijëve të gëzojnë në
komunitet, të njohin e të ndajnë përparësitë shkencore dhe të përfitojnë prej tyre.
Në këtë kuadër, Bashkia e Vorës, nëpërmjet këtij vendimi do të mbështesë çdo vit me bursa
nxënësit e shkollave 9 -vjeçare dhe të mesme publike në Bashkinë Vorë, të cilët përfundojnë
vitin shkollor me të gjitha 10(dhjeta).
Për përfitimin e mbështetjes financiare, nxënësit përfitues duhet të dorëzojnë dokumentacionin e
mëposhtëm brenda datës 19.07.2024 pranë Drejtorisë së Arsimit, Shëndetësisë, Kulturës, Rinisë
dhe Sportit:
a. Fotokopje të dëftesës së vitit shkollor.
b. Vërtetim nga drejtoria e shkollës për vazhdimin e vitit shkollor.
c. Çertifikate personale me fotografi e tre muajve të fundit.
d. Çertifikatë e gjendjes familjare.
