Keshilli Bashkiak Vore , ne mbledhjen e dates 25/03/2024, vendosi te miratoje disa nd1yshime dhe shtesa Paketes Fiskale te vitit 2024 sipas dokumentit qe behet publik edhe ne kete komunikim.

Ndryshimet jane ndermarre bazuar ne ligjin Nr.  139/2015 “Per Veteqeverisjen  Vendore” si dhe ne Ligjin nr.9632, date 30.10.2006  “Per sistemin e taksave  vendore”, i ndryshuar.

Ky kuader ligjor percakton rregullat per ushtrimin e te drejtave dhe detyrave te njesive te qeverisjes vendore ne drejtim te krijimit te taksave vendore, mbledhjen dhe administrimin e tyre.

Keshilli Bashkiak Vore pasi degjoi dhe analizoi relacionin perkates vendosi te miratoje disa nd1yshime dhe shtesa te paketes fiskale te vitit 2024. Pas konfirmimit nga prefekti i Qarkut Tirane, ky vendim ka hyre tashme ne fuqi. Merrni masa qe te njihemi me parashikimet fiskale dhe te gjithe se bashku te bejme te mundur zbatimin me sukses te ketij vendimi te rendesishem.

SHKARKO KETU PAKETEN FISKALE 2024

SHKARKO PAKETEN FISKALE 2024 DIREKT NGA PLATFORMA VENDIME.AL