Bashkia e Vorës, në kuadër të reformës territoriale, ka pësuar
ndryshime të konsiderueshme, në sipërfaqe bujqësore, në territor dhe
numurin e popullsisë. Territori administrativ i Bashkisë Vorë është
82.86 km2. ( Preza 26.27 km2, Berxulli 12.28 km2, Vora 44.17 km2)
– Bashkia e re ka tre njësi administrative, qendrën e saj Vorën dhe
njësitë administrative Prezë e Bërxullë. Territorin administrativ të
bashkisë e përbëjnë 22 fshatra si: Bregshkozë, Ndërmjetës, Ahmetaq,
Palaq, Prezë, Gjeç Kodër, Gërdec, Shargë, Fushë Prezë, Marqinet,
Muçaj, Mukaj, Brukë, Bërxull, Kodër Bërxullë, Domje 1 dhe Domje 2,
Kodër Vorë, Picar, Gjokaj, Marikaj, Kuç. Toka bujqesore e ndarë në 16
zona kadastrale.
– Vora me njësitë administrative sipas të dhënave zyrtare disponon pyje,
livadhe e kullota me sip. 1428.11 Ha, rezervuarë 8 nga këto në
funksion te plotë 5, ndërsa rezervuari Marikaj është boshatisur dhe
jemi në pritje të rikonstruksionit të plotë të tij.
– Popullsia totale e bashkisë është 39.068 banorë të shpërndarë përkatësisht sipas 3
njësive administrative:

1- Vora me popullsi 20.848 banorë.
2- Njësia administrative Bërxullë 10.700 banorë.
3- Njësia administrative Prezë 7.570 banorë.

Vora ndodhet në kryqëzimin kryesor rrugor të Shqipërisë, ku lidhet Tirana
me Durrësin dhe veriu me jugun e vendit. Përfshihet në prefekturën e
Tiranës e pozicionuar në gjerësinë gjeografike: veri 41030’56’’; jug:
41007’10’’; gjatësi gjeografike: lindje:20013’29’’, perëndim:19035’32’’.
Ka reliev kodrinor-fushor me shtrirje gjeografike 12.5 km veri-jug dhe
6.2 km në drejtimin lindje-perëndim.
❖ Qyteti i Vorës gjendet në lartësinë 75 metra mbi nivelin e detit, kodrat e
bukura e veshura me ullinj, pemë e pyje, janë relativisht në lartësinë 500
3
metra. Si mjedis jetësor bën pjesë në zonën mesdhetare, ndërsa si kat
bimor bën pjesë në katin e shkurreve mesdhetare.
Historikisht rajoni ynë njihet për ullinjtë shekullorë në shpatet dhe kodrat
piktoreske, ku vend të rëndësishëm zënë vreshtat, pemtoret, pjeshka,
thana, kumbulla, shega dhe agrumet.

❖ Kufizimi me njësitë vendore dhe kufitare

Bashkia e Vorës, bën pjesë në zonën qëndrore të Shqipërisë dhe kufizohet në
Veri me Krujën, në Lindje me bashkinë Kamëz, në Jug me bashkinë e Tiranës,
në Perëndim me Shijakun e Durrësin. Bashkia jonë është nyja lidhëse ose
kryqi natyror, me veriun e Shqipërisë me jugun dhe bregdetin e Adriatikut.
Bashkia Vorë ndodhet 9 km nga Aeroporti i Rinasit, duke ndjekur me makinë
rrugën e vjetër, ndërsa 13 km me rrugën e Re të autostradës. Vora ndodhet
16 km larg nga Tirana kryeqyteti i Shqipërisë, 18 km me portin e Durrësit
dhe 53 km me Krujën.
Distancat me njësitë administrative nisur nga Bashkia Vorë janë si më
poshtë: Vorë – Prezë 8.2 km, Vorë Bërxullë 6.1 km. Pozicionimi gjeografik,
pasuritë dhe resurset natyrore që ajo mban në gjirin e saj, kanë bërë të
mundur dhe vendosjen e një numuri të konsiderueshëm të bizneseve të
ndryshme të cilat shërbejnë si leva të fuqishme të zhvillimit të ekonomisë.
Ndërsa bujqësia ka historinë e saj, që flet me gjuhën shekullore të ullishtave,
të vreshtave, sipërfaqeve të mëdha të tokës bujqësore, të kulturave
bujqësore të hershme, mbjelljes së fidanëve, sipërfaqeve të shtuara të
serave, tokave të mbjella me të gjitha perimet stinore, të rezervuarve etj.

Njësia administrative Prezë

❖ Pjesë e përbërse e Bashkisë Vorë është dhe njësia administrative Prezë.
Sipas të dhënave të Gj, Civile kjo njësi administrative ka 7.570 banorë.
– Preza njihet si një nga fshatrat më të hershëm të Qarkut Tiranë e cila
ndodhet në veri-perëndim të Tiranës. Historinë e trevës se Prezës e
tregon çdo pëllëmbë tokë e saj, me rrënjë mijëravjeçare. Kjo trevë zë
një vend të rëndësishëm në trashëgiminë historike, rajonale e
kombëtare. Peisazhi i Prezës dëshmon e flet vetë ashtu si Kalaja
historike me muret, bedenat, frëngjitë, kulla e sahatit, pusi mijëra vjeçar,
etj.
– Arkiva dhe burime historike dëshmojnë për kalanë antike të Prezës dhe
monumente të tjera historike e kulturore të rëndësisë së veçantë. Ndër
to janë: Marlin Barletit në veprën e tij, “Historia e Skënderbeut”, Barleti,
K. Frashëri, F. Noli, L. Skëndo, K. Biçoku, J. Kastrati deri te studiuesi Th.
Ippen, i cili e konsideron qytezë të vjetër Prezën, duke u shprehur se
nëpër Prezë kalonte “rruga bregdetare romake që vinte nga Lissusi
(Lezha) dhe nëpë Prezë vazhdonte drejt Durrësit”. Në kohën e mbretërisë
1938 Preza është trajtuar si vend historik dhe turistik.
– Preza me bukurinë e saj ka tërhequr vëmëndjen e gjithkujt që e ka
vizituar. Këtë e favorizon pozicionimi në mes të trekëndëshit Tiranë,
Durrës e Rinas dhe distanca e shkurtër që ka me Tiranën 22 km, me
Durrësin 30 km me Rinasin 6 km, dhe Krujën 18 km.
– Krahas trashëgimisë historiko-kulturore do gjejmë dhe bujarinë
prezjane, shijen e kuzhinës tradicionale, shijen e verës së kuqe dhe të
bardhë “Enol”, me prodhim vendas, shijen e vajit të ullirit “Kusho”, që
njihet I preferuar dhe eksportuar që në shek. XVIII, drejt Venedikut dhe
Shën Markut.
– Drejtimi kryesor i zhvillimit ekonomik ka qenë bujqësia e blektoria. Si
pjesë e Bashkisë Vorë, kjo qendër administrative ka prioritet zhvillimin e
biznesit, zhvillimin e turizmit, promovimin e produkteve vendase, rritjen
5 e aktiviteteve argëtuese-sportive e turistike të lidhura në mënyrë të
drejtpërdrejtë me elementët natyrore dhe kulturore. Krijimi i mundësive
zhvillimore me ndikim pozitiv e tërheqës për vizitorët.

Njësia administrative Bërxullë

Njësia administrative Bërxullë, pjesë e bashkisë Vorë, sipas të dhënave zyrtare të Gj.
Civile ka 10.700 banorë. Bërxulli është një fshat i bukur me terren kodrinor-fushor.
Gjendet 6.1 km largësi nga Bashkia Vorë.
Njësia administrative Bërxull ka një sipërfaqe prej 5.6 km². Kodrat arrijnë
lartësinë deri në 150 m, pyjet zënë një sipërfaqe të konsiderueshme; Pyjet në
Bërxull zënë 5.75 ha; Kodër Domje-1.75 ha. Kodër Bërxulli njihet për blloqe të
ullinjve shekullorë ashtu si Kodrat e Vorës, Preza e Marikaj. Relievi i saj përbëhet
nga lumi Limuth gjatësia 2 km, rezervuari Zajca që ndodhet në Kodër Bërxull.
Njësia administrative Bërxullë gjendet në qendër të fshatit rreth 1.6 km në të
djathtë të autostradës Tiranë –Durrës nga ura e Limuthit. Territorin e Bërxullit e
përshkon rruga nacionale Qafë-Kashari – Rrinas 1.3 km nga Qafa e Kasharit.
Janë bërë investime nga Bashkia Vorë në Bërxullë e Domje duke rikonstruktuar
Kopshtet sipas standarteve bashkohore dhe investim madhor për rrugën e Bërxullit
e në vazhdim në zonën e Domjes 1 dhe Domje 2