Bazuar në Ligj Nr. 44/2015 Kodi i Procedurave Administrative i Republikës Së Shqipërisë, Neni 162 Njoftimi publik, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. nr.904, datë 24.12.2019 “Për përcaktimin e rregullave, të kategorive prioritare, masës së përfitimit, autoriteteve përgjegjëse dhe proçedurave për vlerësimin dhe përzgjedhjen e përfituesve nga disa programe të procesit të rindërtimit”, i ndryshuar, ju njoftojme se:

Sipas Vendimit të Këshillit Bashkiak të shpallur përfitues në pallatet e Rindërtuara në Njësinë Vorë, Bashkia Vorë do të zhvillojë shorteun për ndarjen e apartamenteve në Bllokun nr.3 dhe në Bllokun nr.4 në pallatet e rindërtuara për shkak të tërmetit të datës 26.11.2019 në Vorë, në datën 01.05.2024 në ambjentet e Bashkisë Vorë.

Njoftimi Publik është afishuar ne stendën e Bashkisë Vore në datë 18.04.2024 dhe Faqen zyrtare te Bashkise Vorë. Po ashtu, ju mund te informheni edhe permes faqes zyrtare ne Facebook te Bashkise Vore.

Mospjesmarrja juaj nuk pengon zhvillimin e shorteut, por ju bëjmë me dije se në rast se nuk paraqiteni në shorte, përzgjedhja për ju do të bëhet nga Kryetari i Komisionit Për Organizimin e Shortit.
Duke ju falenderuar për mirëkuptimin!