Viti 2024 eshte shpallur Viti Shqipëtar i Pyjeve. Agjencia Kombëtare e Pyjeve në bashkëpunim me Sektorin e Menaxhimit dhe Inspektimit të Pyjeve dhe me mbështetjen e Drejtorisë së Arsimit, Shëndetësisë, Kulturës, Rinisë dhe Sportit pranë Bashkisë Vorë zhvilluan orë mësimore mbi rëndësinë e burimeve pyjore dhe kujdesin që duhet të tregojmë për pyjet, në Gjimnazin “Isa Boletini”, Vorë, në Gjimnazin “Vajdin Lamaj”, Domje dhe në Gjimnazin “Shaban Sheshori”, Prezë .

Nxënësit u njohën me vlerat dhe përfitimet globale të ekosistemeve pyjore, fakte interesante të fushës së pyjeve, shtrirjen e pyjeve në vendin tonë. Po ashtu ata moren të dhëna të rëndësishme për biodiversitetin , sekuestrimin e karbonit dhe kujdesin që duhet të tregojmë gjatë qëndrimit në pyll.
Po ashtu nxenesit u nxiten te tregojne kujdes te veecante ndaj dëmeve dhe reagimin në kohë ndaj zjarreve në pyje.