Pas disa orësh beteje me flakët e zjarrit, falë ndërhyrjes së menjëhershme të forcave të zjarrfikësve arritëm ta merrnim situatën nën kontroll, duke shpëtuar dhjetra hektarë të tjera tokë. 🙏🏻
🗣️U bëjmë thirrje qytetarëve:
‼️Kujdes me ndezjet e zjarreve gjatë ditëve me temperaturë të lartë!
📛Mos ndizni zjarre pa një burim uji afër që të mund ta vini nën kontroll!
🆘Nëse shikoni që ka një vatër zjarri aktive njoftoni menjëherë zjarrfikësit në numrin pa pagesë 1️⃣2️⃣8️⃣‼️Nëse është vatër e vogël zjarri mundohuni ta mbani nën kontroll, në të kundërt largohuni sepse rrezikoni të digjeni nga flakët‼️