Falë financimit të Fondit të Ambasadorëve për Trashëgiminë Kulturore #USA, një tjetër projekt i rëndësishëm ka nisur për restaurimin e objekteve apo vendeve kulturore të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit
Granti është nënshkruar nga Ambasadorja Amerikane Znj. Yuri Kim dhe Ministrja e Kulturës Znj. Elva Margariti, ndër të cilat përfituese e këtij granti është edhe Restaurimi i Kalasë Mesjetare Të Prezës, Kulla e Sahatit.
Jemi shumë falenderues për mbështetjen maksimale që po na jepet për rindërtimin dhe rimëkëmbjen e jetës dhe trashëgimisë tonë kulturore!