Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Sherbimet > Promovimi i Qytetit dhe Turizmit

Promovimi i Qytetit dhe Turizmit

​​​​​​​

Bashkia Vorë

Bashkia Vorë përfshin nën administrimin e saj qytetin e Vorës dhe njësitë administrative Bërxullë dhe Prezë.  


Vora​ ka në përberje të saj vetë qytetin e Vorës dhe fshatrat Gjokaj, Mucaj, Sharkë, Marqinet , Gërdec, Marikaj, dhe, Kuç. Me një sipërfaqe gati sa qyteti I Tiranës 41.9 km2 shtrihet në rajonin perëndimor të Shqipërisë, në fushën midis Lezhës, Durrësit, dhe Tiranës.Ka një pozitë gjeografike mjaft të favorshme pasi ndodhet në mes të rrugës Tiranë – Durrës rreth 16 km larg Tiranës, rreth 18 km larg Durrësit dhe 9 km larg nga Aeroporti i Rinasit.Në zonën e Vorës kodrat nuk i kalojnë 500 metra.Vora si mjedis jetësor bën pjesë në zonën mesatare mjedis I ​veçantë mesdhetar dhe si kat bimor bën pjesë në katin e shkurreve mesdhetare​​​. Zona e Vorë përmendet për drurë të kultivuar në shpatet e kodrave si: ulliri, vreshtat, pjeshka, kajsia, thana, kumbulla, shega dhe agrumet. 

Njësia administrative Prezë  është një  nga fshatrat më të lashtë të Qarkut Tiranë e cila ndodhet në veri-perëndim të Tiranës. Lashtesinë e kësaj treve e vertetojnë disa vende si psh kalaja dhe disa zona që njihen me emra të vjetër sot e kësaj dite.​​Një  tjetër burim i vjetër historik që bën fjale per kalane eshte edhe shenimi i Marlin Barletit  ne vepren e tij  “Historia e Skenderbeut”.​​Preza si zone është rurale dhe ka një përqindje të lartë të të punësuarve në bujqesi​.

Njësia administrative Bërxullë​ është nje fshat i bukur. Popullsia gjithësej është 10120​ banorë.​​ Relievi i saj përbëhet nga lumi ​​Limuth gjatesia 2 km, lumi Lana gjatesia 3 km , rezervuari Zajca ndodhet ne Kodër Bërxull​​, kodra lartësia deri në​​ 150 m​, pyjet ​​24.5 ha​






Eventet

<nëntor 2017>
HënMarMërEnjPreShtDie
303112345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930123
45678910

Se shpejti


Buletini Informativ