Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Sherbimet > Policia Bashkiake

Policia Bashkiake

 

​​​​​BASHKIA VORË

​          Rregullorja e Policisë Bashkiake

Neni 105

POLICIA BASHKIAKE

Ka varësi nga Kryetari i Bashkisë dhe ka për detyrë:

1.Të garantojë zbatimin efktiv t​ë​ akteve të ​nxjerra nga organet e qeverisjes vendore sipas kometencave "Për organizmin dhe funksionimin e qeverisjes vendore".

2.Të sigurojë zbatimin e aktëve të nxjerra nga kryetari i bashkisë me personat fizikë e juridikë,qe nuk plotësojnë,konform ligjit, detyrimet financjare e fiskale ndaj bashkisë si dhe cdo detyrim tjetër pasuror ndaj tyre.

3. Të informojë Kryetarin e Bashkisë për rastet e epidemive dhe të bëhet pjesë aktive e masave që do merren për lokalizimin, izolimin dhe eliminimin e saj, si dhe të konstatojë,parandalojë e ndeshkojë​​ ndotjet e mjedisit,hedhjen e mbeturinave të ndryshme.

4. Të marrë masa për ruajtjen e rendit dhe të qetësisë publike, duke shmangur zëniet, zhurmat, përdorimin e altoparlantëve, borive, si edhe veprime të tjera që bien në kundërshtim me ligjin për ndotjen akustike dhe iu shkaktojnë shqetësime qytetarëve.

5.Të konstatojë e të shmangë ndërtimet pa leje, zënien e trojeve në mënyrë të paligjshme, të ndërtesave e subjekteve publike të bashkisë.

6.​Të marrë masa për ruajtjen dhe sigurimin e rendit kur ka grumbullime publike në qytet, në tregun e lirë, në raste ceremonish publike, artistike, fetare, sportive etj.

7.Të marrë masa për ruajtjen e rendit dhe të qetësisë publike, duke shmangur zëniet, zhurmat, përdorimin e altoparlantëve, borive, si edhe veprime të tjera që bien në kundërshtim me ligjin për ndotjen akustike dhe iu shkaktojnë shqetësime qytetarëve. 

8. Të kërkojë respektimin e dispozitave ligjore, të cilat rregullojnë veprimtarinë e shitblerjes në mjedise publike si edhe respektimin e orarit të shërbimit të njësive tregtare.

9.Të kontrollojë gjendjen e sigurisë në aparatin e bashkisë dhe në mënyrë të veçantë merr masa për të garantuar mbrojtjen e personelit gjatë ushtrimit të detyrës ligjore.

10.Të aktivizohet dhe të ndihmojë në parandalimin dhe evitimin e fatkeqësive të ndryshme, si në rast zjarri, përmbytjeje, rrëshqitje masive, shembje ndërtese etj.

11.Të kujdeset për ruajtjen e njoftimeve e shpalljeve  publike si dhe heqjen e atyre të paligjshme ose te paautorizuara.

12. Policia Bashkiake mban gjithnjë uniformën e saj të përditshme të miratuar me Urdhër të Ministrit të Pushtetit Lokal.

Eventet

<shtator 2017>
HënMarMërEnjPreShtDie
28293031123
45678910
11121314151617
18192021222324
2526272829301
2345678

Se shpejti


Buletini Informativ