Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Sherbimet > Drejtoria e Rinisë, Kulturës dhe Sportit

Drejtoria e Rinisë, Kulturës dhe Sportit

​Misioni i Drejtorisë  Rinisë Kulturë dhe Sporteve (DRKS) - zhvillimi i aktiviteteve kulturore–sportive dhe angazhimi i rinisë në keto aktivitete. Gjithashtu ka si mision promovimin e të drejtave të rinisë çështjeve rinore në nivel lokal dhe kombëtar, stimulimin e talenteve dhe krijimin e kushteve të favorshme në mbështetje të rinisë.

1.Rinia​

Promovimi i të drejtave të të rinjve dhe çështjeve rinore, në nivel lokal por dhe kombëtar;  do jetë misioni i Drejtorisë së Rinisë Kulturës dhe Sportit. Rritja  angazhimit/ përfaqësimit të të rinjve në të gjitha fazat e vendimmarrjes e hartimit të politikave për të rinjtë, si dhe nxitjen e krijimit të politikave, ligjeve dhe programeve për mbështetjen e të rinjve në Vorë.

Qëllimi jonë është promovimi i iniciativave rinore dhe përkrahja e tyre hap pas hapi.

Objektivat: Përkrahja e projekteve  promovuese, të cilat do ti ndihmojnë të rinjve për të shprehur talentin dhe krijimtarinë e tyre.Rritja e kapaciteteve, kreativiteti, evidentimi i nxënësve të ekselencës duke i vlerësuar me çmimet përkatëse, kuotat e bursave do të shpërndahen sipas meritokracisë në mënyrë transparente .

2.Kultura

Drejtoria jonë do të ushtrojë veprimtarinë e saj :

a)Në hartimin, programimin dhe zhvillimin e politikave të kulturës, të trashëgimisë kulturore, materiale dhe shpirtërore

b)Të dialogut kulturor dhe integrimit. 

c)Në politikat e fushës së artit, politika mbrojtëse dhe promovuese për trashëgiminë kulturore në territorin e Vorës.

d)Zhvillimin e eventeve kulturore si panairi i Kulinarisë në kalanë e Prezës, festa e qytetit, koncerti i ansamblit te valleve popullore te zonës etj.

e)Në realizimin e një plani mirëmbajtje restaurimini dhe rijetësimin i disa monumenteve kulturore, kalaja Prezes, Kisha e Kuçit në bashkëpunim me Ministrin e Kulturës, Ministrin e Mjedisit, Prefekturën e Qarkut Tiranë.

f)Në​ evidentimin dhe përzgjedhjen e talenteve në fushat e ndryshme rini kulturë dhe sporte, dhe përfaqësim në evente të ndryshme kombëtare.​

3.Sporti

Drejtoria do të bëjë të mundur :

a)Kordinimin dhe ndjekjen e të gjithave aktiviteteve sportive

b)Mirëmenaxhimin e palestrave dhe këndeve sportive në shkolla në funksion të të gjithë qytetarëve. 

c) Ngritjen e ekipeve zinxhir të moshave në futboll si dhe krijimin e ekipeve në lloje të ndryshme sportesh.

d)Rritjen e bashkëpunimit me shkollat, stimulimin e të rinjve që spikasin dhe mbështetjen e tyre drejt suksesit.

e)Organizimin e kampionateve sportive të llojeve të ndryshme sportesh futboll, volejboll, basketboll, shah etj. 


Eventet

<maj 2018>
HënMarMërEnjPreShtDie
30123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
28293031123
45678910

Se shpejti


Buletini Informativ