REPUBLIKA E SHQIPERISE

KESHILLI BASHKIAK

VORE

 PROJEKT-VENDIM

N R  50  DATE 11.02.2016

MBI

PËR MIRATIMIN E TAKSAVE DHE TARIFAVE VENDORE  PËR  BASHKINË E VORËS​


    Keshilli Bashkiak i mbledhur sot me date 11.02.2016 pasi degjo ide e shqyrtoi relacionin e pregatitur nga zyra e tatim taksave per hartimin e paketes fiskale 2016 me propozim te  Kryetarit te Bashkise, Mbështetur në nenin 54, shkronja "f", të Ligjit nr.139/2015, datë 17.12.2015 "Për vetqeverisjen vendore"; Ligjin nr 9632, datë 30.10.2006 "Për sistemin e taksave vendore", i ndryshuar; Ligjin nr. 8438 datë 28.12.1998, "Për tatimin mbi të ardhurat", i ndryshuar; Ligjin nr. 9920, datë 19.5.2008 "Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë", i ndryshuar; Ligjin nr.10081, datë 23.2.2009, "Për licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë" i ndryshuar"; Ligjin nr. 10304, datë 15.7.2010, "Për sektorin minerar në Republikën e Shqipërisë"; Ligjin nr.9975, datë 28.7.2008 "Për taksat kombëtare", i ndryshuar, Ligjin nr. 93/2015 "Për turizmin"; Ligjin Nr. 9482, datë 03.04.2006 "Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje",  i ndryshuar; Ligjin Nr 107/2014  "Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit"; Ligjin Nr.10 465, datë 29.9.2011 "Për shërbimin veterinar në Republikën e Shqipërisë"; Ligjin Nr.8450, datë 24.2.1999 "Për përpunimin, transportimin dhe tregëtimin e naftës, të gazit dhe nënprodukteve të tyre", i ndryshuar; Ligjin. Nr. 9385, datë 4.5.2005 "Për pyjet dhe shërbimin pyjor"; Ligjin Nr. 9693, datë 19.3.2007 "Për fondin kullosor", i ndryshuar; Ligjin Nr. 10279, datë 20.05.2010 "Për kundravajtjet administrative"; Ligjin Nr.8744, datë 22.2.2001 "Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore", i ndryshuar; Ligjin Nr.10296, datë 08/07/2010, "Për Menaxhimin Financiar dhe Kontrollin"; Ligjin nr. 10463, datë 22.9.2011, "Për menaxhimin e integruar të mbetjeve", i ndryshuar; Ligjin nr. 152/2015, datë 21.12.2015,  "Për shërbimin e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin". 

VENDOSI :

 

1-Miratimin e nivelit te taksave dhe tarifave vendore për  Bashkinë e Vorë. si me poshte:

  1.   I. TAKSA MBI PASURINË E PALUAJTSHME
     
                 Taksa  mbi pasurinë e paluajtshme përbëhet nga:
                   
    1.                                                Taksa mbi ndërtesat
    2.                                               Taksa mbi tokën bujqësore

 

a)  TAKSA MBI NDËRTESAT
Kësaj takse i nënshtrohen  të gjithë personat  fizike ose juridike  vendas ose të huaj që janë pronarë të pasurive të paluajtshme (ndërtesave), pavaresisht nga niveli i shfytezimit te ketyre pasurive. Baza e taksës është siperfaqja e ndërtimit në metër katror e ndërtesës ose e pjesës së saj, mbi dhe nën nivelin e tokes për cdo kat, ndërsa  niveli i kesaj takse është  lekë për metër katror.
 
- Kategoritë dhe nënkategoritë e taksës mbi ndërtesat
 
    1. 1-  Taksa mbi  ndërtesat e banimit.

                         Niveli  i kësaj takse është i përcaktuar sipas ligjit 9632, dt.30.10.20106 "Per sistemin e taksave vendore " i ndryshuar, dhe është 5 lek/m² për ndërtesat e ndërtuara para vitit 1993 dhe  6 lek/ m²  për ndërtesat pas vitit 1993. Sipas nenit 21, pika 3 të këtij ligji, Këshilli bashkiak ka të drejtë të përcaktoje +30% ose -30%  nivelin.  Niveli i propozuar për këtë taksë  është percaktuar si më poshtë:

  • 6.5 lek/ m² për banesat e ndërtuara para vitit 1993
  • 7.87.8 lek/ m² për banesat e ndërtuara pas vitit   1993

  •  
  1. 2- Taksa mbi ndërtesat për tregtim dhe shërbime:
    1.  

      Në këtë kategori do të bëjnë pjesë, të gjitha ndërtesat e vëna në përdorim për arsye fitimi, nga subjektet e biznesit të madh dhe të vogël. Niveli  i kesaj takse është i përcaktuar sipas ligjit nr.9632, dt.30.10.2006 "Për sistemin e taksave vendore " i ndryshuar me ligjin Nr. 181/2013, aneksi 1 dhe është 200 lek/m². Sipas nenit 21, pika 3 të ligjit nr.9632, dt.30.10.2006, Këshilli bashkiak ka të drejtë të përcaktoje +30% ose -30%

      Niveli për këto ndërtesa do të jetë si me poshte:
    • Per subjektet e Biznesit te Madh                            260 leke / m²
    • Per subjektet e Biznesit te Vogel                             200  leke / m²​

  2.  

     

    Shenim: Për kategorinë e subjekteve fizik ose juridik, që ushtrojnë aktivitet jo fitimprurës si fondacionet vendase  dhe të huaja ( të rregjistruara si të tilla në gjykatë) etj,  niveli për këtë takse do të jëtë  40 lek/m²/vit.            

      1. b)  TAKSA MBI TOKËN BUJQËSORE

            1. b)  TAKSA MBI TOKËN BUJQËSORE

               

               Taksa mbi tokën bujqësore është një detyrim vjetor.

               Vlera e taksës së tokës për familjarët sipas kategorive përkatëse është planifikuar të mos ketë ndryshime nga    niveli  tregues,  pra të jetë si më poshtë :
          • Niveli tregues i taksës së tokës bujqësore së kategorisë së parë është 5600 Lekë / ha/ vit (kjo kategori i përket biznesit të madh) 
          • Niveli tregues i taksës së tokës bujqësore së kategorisë së dytë është 4900 Lekë / ha/ vit
          • Niveli tregues i taksës së tokës bujqësore së kategorisë së tretë është 4200 Lekë / ha/ vit
          • Niveli tregues i taksës së tokës bujqësore së kategorisë së katër është 3600 Lekë / ha/ vit
          • Niveli tregues i taksës së tokës bujqësore së kategorisë së pestë është 3000 Lekë / ha/ vit   
          • Niveli tregues i taksës së tokës bujqësore së kategorisë së shashtë është 2400 Lekë / ha/ vit
          • Niveli tregues i taksës së tokës bujqësore së kategorisë së shtatë-dhjetë është 1800 Lekë / ha/ vit ( e shprehur sipas tabelës së mëposhtëme)


              1. II.  TAKSA VENDORE MBI BIZNESIN E VOGËL

                                 

                            Në bazë të ligjit 9632 dt 30/10 /2006 " Për sistemin e taksave vendore" i ndryshuar,  cdo subjekt, i cili kryhen një biznes, me anë të të cilit realizohet gjatë vitit fiskal qarkullimi nga 5 000 000 lek  deri 8 000 000 lekë, i nënshtrohet detyrimit të pagesës së tatimit të thjeshtuar mbi fitimin për biznesin e vogel dhe paguajne 5 % tatim te thjeshtuar mbi biznesin e vogel.

                 


              1. III. TAKSA E FJETJES NË HOTEL

                        

                Janë subjekt të kësaj takse të gjitha hotelet, motelet dhe cdo objekt tjetër që përdoret për këtë ushtrim veprimtarie.  Detyrimi për taksën llogaritet si shumëzim i nivelit të taksës së vendosur për natë qëndrimi, me numrin e netëvë të qëndrimit në hotel

                Hotelet 4-5 yje  - 105 lek/natë fjetje

                Bujtinë, fjetinë, mote dhe  cdo njësi tjetër akomoduese – 35 lek/natë fjetje


                    1. IV. TAKSA E NDIKIMIT NË INFRASTRUKTURË NGA NDËRTIMET E  REJA                   

                                 

                      Baza e taksës: Baza e taksës është vlera në lekë e investimit të ri që kërkohet të kryhet ose vlera në lekë e cmimit të shitjes për metër katror të investimit të ri. Klasifikimi si investim i ri përcaktohet në përputhje me legjislacionin në fuqi për dhënien e lejes së ndërtimit.

                      Niveli i taksës së ndikimit në infrastrukturë sipas kategorive dhe nënkategorive për klasifikimin e investimeve, është si më poshtë

                       
                Llojet e ndërtimeve dhe investimeve Sipas ligjit

                Niveli I Taksës së ndikimit në infrastrukturë

                TNI  per ndertimet për qellime banimi apo  njesi sherbimi, nga shoqëritë e ndërtimit , të cilët nuk destinohen për përdorim në  sektorin e turizmit, industrise apo perdorim publik

                4-8 %

                Në % të cmimit të shitjes për m²

                 

                4 %

                Për ndërtime të ndryshme , nga ato të pëcaktuar më sipër1-3 %                                       3%
                Për projektet e infrastrukturë, për ndërtimin e rrugëve kombëtare, të porteve, aeroporteve, tuneleve , digave , ndërtimit të infrastrukturës në energji, përfshirë makineritë dhe pajisjet për këto projekteve 

                0.1 %

                Por jo më pak se kostoja  e rehabilitimit të infrastrukturës së dëmtuar kur kjo kosto nuk eshte përfshirë në preventivin e investimit



                0.1%


                    1. V.TAKSA MBI  KALIMIN E PRONËSIS  PËR PASURITË E   PALUAJTSHME

                       

                      Taksa  mbi kalimin e së drejtës së pronësis për pasuritë e paluajtshme  vendoset për ndërtesat dhe të gjithë pasuritë e paluajtshme, në castin e kalimit të së drejtës së pronësis. Taksa paguhet nga personi që kalon  të drejtën e pronësisë para kryerjes së rregjistrimit.

                      Baza e taksës për ndërtesat është lloji dhe sip. e ndërtimit.  Kategoritë e ndërtesave, për efekt të bazës së taksueshme, jepet  në nenin 28  të ligjit nr. 9632, date 30.10.2006. Niveli i taksës caktohet për metër katror.  Baza e taksës për pasuritë e paluajtshme  është vlera e shitjes së tyre, niveli i taksës caktohet në %  dhe niveli tregues është 2%.

                Vjelja e taksës së kalimit të së drejtës së pronesisë bëhet  nga Z.R.P.P Tirana-1 e cila në rolin e agjentit  të taksave, përfiton  3% të shumës së arkëtuar  dhe diferencën  e derdh për  llogari të buxhetit të Bashkisë Vorë.

                 


                    1. VI. TAKSA E RREGJISTRIMIT TË PËRVITSHËM TË MJETEVE TË   TRANSPORTIT  RRUGOR

                       

                             E ardhura nga kjo taksë  mblidhet  nga strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme  të  Shërbimeve të Transportit Rrugor  në castin e rregjistrimit dhe kontrollohet  nga Drejtoria e Qarkullimit Rrugor. Baza e taksës  është lloji i mjetit të transportit rrugor. Niveli i taksës shprehet në një  kuotë të caktuar, sipas llojit të mjetit.

                                Në rolin e agjentit tatimor  Drejtoria e  Qarkullimit Rrugor përfiton 5 % të shumës së derdhur, ndërsa bashkia përfiton 18 % të diferencës së mbetur (pra të 95%). Pjesa tjetër derdhet për llogari të Drejtorisë  së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor.

                       Plani i kësaj takse është përllogaritur  si mesatare e të ardhurave të përfituara nga kjo taksë për 3 vitet e fundit


            1.                       VII.TAKSA E TABELËS

               
        1. Tabelë për qëllime idendifikimi :

        a.      Tabelë për qëllime identifikimi, deri ne 2 metra katrorë, të trupëzuar në sipërfaqen e ndërtesës ose brenda territorit ku zhvillon aktivitet biznesi dhe që nuk përdoren për të reklamuar aktivitetin e të tretëve. Në të tilla tabela vendoset emri dhe/ose lloji i aktivitetit të kompanisë.

                                         Nileli i kësaj takse është   0  lekë

         

        b.      Tabelë për qëllime identifikimi mbi 2 metra, të trupëzuara në sipërfaqen e ndërtesës ose brenda territorit ku zhvillon aktivitet biznesi dhe që nuk përdoren për të reklamuar aktivitetin e të tretëve. Në të tilla tabela vendoset emri dhe/ose lloji i aktivitetit të kompanisë

        Nileli i kësaj takse është   45 000 lekë/m²

         

        c.       Tabelë për qëllime identifikimi jashtë territorit ku zhvillohet aktiviteti në formën e përmasat e tabelave të sinjalistikësper orientim 

        Nileli i kësaj takse është   120 lekë/vit

         

        1. Tabelë për qëllime reklamimi e lëvizshme dhe e palëvizshme :
        1. Tabele reklamuese e thjeshte

                              Niveli i kësaj takse është 13 500 lekë/m²
        2. Tabela elektronike

                                   Niveli i kësaj takse është 27 000 lekë/m²

           
        1. Tabelë në funksion të ekspozimeve të ndryshme të hapura, panaire, spektakle, stenda reklamuese, banderola etj     Niveli i kësaj takse është 1 000 lekë/m²

      1. VIII.TAKSA E TRUALLIT

      2.                Në këtë kategori do të bëjë pjesë, e gjithë sipërfaqja jashtë ndërtesës në funksion të saj, kur ajo është  në  shërbim  të prodhimit, tregtimit, magazinim, riciklimit, kur shfrytëzohet për parkim, rrugë, ambiente rekreative nga subjektet e biznesit të madh dhe te vogel.     

        Niveli  i kësaj takse është i përcaktuar me ligj dhe është 12 lek/m². Sipas nenit 21, pika 3 te  ligjit nr.9632, dt.30.10.20106 "Per sistemin e taksave vendore " i ndryshuar, Këshilli bashkiak ka të drejtë të përcaktoje +30% ose -30%  nivelin. 
         
  • Niveli i kesaj taksë  per biznesin     është       15.6 lek / m²
  • Niveli i kesaj taksë  per familjaret  është       0.14 lek / m
 

TË ARDHURAT JOTATIMORE ( TARIFAT VENDORE 
  1. I. Tarifa e pastrimit, gjelbërimit dhe k.u.z

     

           Ne këtë tarifë do të kuptojmë  të gjitha shërbimet të ofruara nga Bashkia Vorë, të tilla si pastrimi qytetit, rrugëve të asfaltuara, rrugëve rurale në të cilat ndodhen pikat e grumbullimit të mbeturinave, tërheqja e mbeturinave urbane dhe rurale, mirëmbajtja e K.U.Z, mirëmbajtja e rrugëve, lulishteve, varrezave, shkollave etj.

     Kësaj tarife i nënshtrohen të gjithë familjet, personat fizik dhe juridik, vendas ose të huaj, që banojnë ose ushtrojnë aktivitet apo veprimtari ekonomike brënda territorit juridik të Bashkisë Vorë. Pagesa për tarifën e shërbimeve publike është detyrim vjetor.

    Kjo tarifë ndahet në 3 kategori :
  1. Familjarë
  2. Subjekte të biznesit të madh
  3. Subjekte të biznesit të vogël

     
  1. Për kategorinë Familjare.

    Nënkategoritë

    BazaNiveli lekë
    Familjarë52004 800
    Familje qe trajtohen me perkrahje sociale 

    2 400

    Fam me k/fam pensioniste, i/e ve,  qe banojnë vetëm 1 000

    1. Për kategorinë e Subjektvee të Biznesit të Madh, niveli llogaritet në bazë të llojit të aktivitetit që subjekti ushtron. 
    2. NR

      Lloji i aktivitetit

      Niveli në lekë/vit
      1)       Per cdo subjekt qe perpunon metale ose te ngjashme (Fonderi)

      300.000                                                                       

      2)       Per cdo subjekt qe perpunon bitum       300 000
      3)       Per cdo subjekt perpunim inertesh (prodhim betoni, thermim, guresh etj)                                             300 000
      4)       per cdo njesi  sherbimi, tregtimi, artizanat,bankat, farmacite,lojra fati,magazinimi .30.000
      5)       per cdo njesi prodhimi,njesi perpunimi           50.000
      6)       Rritje, tregetim blegtorise dhe gjese se gjalle50.000
      7)       Per cdo kompleks  (hoteleri, restorant, karburant etj.)100.000
      8)       per cdo subjekt ndertimi dhe subjekte fabrika              60.000
      9)       per cdo njesi tregtimi, shitje (hekur, inerto cimento)

      60 000                                                                       

      10)   per cdo njesi qe perpunon,magazinon mbetje plastike, letre, drure etj60 000
      11)   Per cdo karburant50 000



      1. Për kategorinë Subjekte të Biznesit të Vogël
         
        Niveli për këtë tarife për kategorinë biznesi i vogel do të jetë:                         10 000 lek / vit   

      1. II. TARIFA PËR SHËRBIME ADMINISTRATIVE

         

        Ne këtë tarifë kemi parasysh shërbimet që ofrohen nga sektorët brënda bashkisë, si:

      a.       Vërtetime                         100 lekë

      b.       Genplanet                       1 000 lekë

          aplikim  për :

      • leje ndërtimi, leje zhvillimi, leje infrastrukturore, leje përdorimi         10 000 lekë                                                                                
      • deklarim  paraprak                                                                               5 000 lekë
      • hyrje-dalje për bizneset                                                                          20 000 lekë
      • hyrje-dalje për familjaret                                                                     5 000 lekë
      • vërtetim genplanesh                                                                               1 000 lekë

      c.       tarife per percjellje dokmentacioni ne ZVRPP               2 000 lek

      d.      Tarife per kerkese per bonitetin e tokes                           1000 lek

      e.       Tarifa për tërheqje dokumentacioni nga arkivi për të gjitha dokumentat e  pronesisë          2 000 lekë                                                                           

      • për dokumenta të tjera                                           1 000 lekë
      • vërtetim page për bazën e vleresueshme                   1 000 lekë
      • për cdo fotokopje dokumenti                                   100 lekë/fletë

      1. III.TARIFA PËR DHËNIE LEJE TRANSPORTI

            
                     Për dhënie të lejeve të transportit të udhëtareve dhe të mallrave dhënia e shumës së licencës është 5(pesë) vjecare kurse e certifikatës është vjetore e ndarë sipas subjekteve  Person juridik dhe Person fizik, si vijon:

         
        person juridikPerson fizik

      2. Licencë për transport udhëtaresh (lek)
      3. 8+120 00020 000
        4+120 00020 000


      4. Licencë për transport mallrash  (lek)
      5. 40 00040 000

      6. Për dhënien e certifikatës  (lek)
      7. Trans.  mallrash100 lekë /ton100 lekë /ton
        8+110 00010 000
        4+15 0002 000

      Për tarifë shërbimi (lek)
    1. Trans.  mallrash4 0003 000
      8+18 0008 000
      4+15 0005 000

    2. Për pullë  (lek)
    3. Trans.  mallrash2 0002 000
      8+13 0002 000
      4+15 0005 000

    4. TRANSPORT UDHËTARËSH (Brenda vendit)
    5. Emërtimi

      Licencë    (lek)

      Certifikatë  (lek)

      Taksë sherbimi  (lek)

      Taksë pulle   (lek)

      Linjë qytetase40 0005 0005 0005 000
      Linjë rrethqytetase75 0007 5005 0005 000
      Nderqytetase brënda qarkut75 0007 5005 0005 000
      Ndërqytetase mes qarqeve75 0007 5005 0005 000

      1. IV. TARIFA VETERINARE

         
      1. Vulosja e mishit dhe paisja me certifikatat sanitare  për një kokë bagëti

        të trasha                                                                                         200 lekë/ kokë           
      2. Vulosja e mishit dhe paisja me certifikatat sanitare  për një kokë bagëti

        të imta                                                                                            100 lekë/kokë
      3.  Vulosja e mishit dhe paisja me certifikatat sanitare  për një kokë bagëti

        Derra                                                                                             200 lekë/kokë

         

        Për një leje veterinarie                                                                                     5 000 lekë

        Për tregtuesit ambulantë:

        1. për një parti peshku                                                                           100 lekë/parti

        2. për një parti shpendësh të gjalla  ( pula, zogj)                                               200 lekë/parti
        1.  TARIFË PËR SHITJE TOKE

           

                   Për kompletimin e dosjes me dokumentacionin e kërkuar në rastin e shitjes së tokës bujqsore, procedure kjo e realizuar nga sektori i Bujqsisë si dhe për shërbime të tjera të ofruara nga kjo zyrë për këtë proces, është planifikuar tarifa për shitjen e tokës bujqsore.

          Kjo tarife paguhet në momentin e shitjes së tokës bujqsore. Pala shitëse në momentin e deklarimit të shitjes paguan, në bazë  të kategorisë së tokës si me poshtë:

           
        Kategoria

        Nivelilekë/dynym

        Kategoria   I50 000
        Kategoria  II40 000
        Kategoria  III30 000
        Kategoria  IV20 000
        Kategoria V10 000

        1. VI.TARIFA PËR NDRICIMIN E AMBJENTEVE PUBLIKE

           

                    Kësaj tarife i nënshtrohen të gjithë personat fizik dhe juridik, vendas ose të huaj, që ushtrojnë aktivitet apo veprimtari ekonomike brenda territorit juridik të Bashkisë Vorë si edhe kategoria familjare që përfiton këtë shërbim.

          Pagesa për tarifën e ndricimit publik është detyrim vjetor.

           

          Tarifat për këtë shërbim ndahen në tre kategori:

           

          a- Biznesi i madh                                                                     5 000 leke/vit

          b- Biznesi i vogël                                                                      3 000 lek/vit         

          c- Familjarë                                                                            1 000 lek/vit                                                                  

        1. VII.TARIFA E LEJES SË PERDORIMIT

          Në zbatim të ligjit nr.9632 datë 30.10.2006 "Për taksat vendore" I ndryshuar neni 35, pika 1/a.b dhe në mbështetje të ligjit nr. 139/2015, date 17.12.2015 " Për vetqeverisjen vendore", VKB nr. 83 datë 18.08.2004  " Mbi përcaktimin e tarifave të shërbimeve publike lokale që kryhen nga zyra e Urbanistikes", VKB nr.28.10.2005 "Tarifë për shtepi banimi" nivelet për këtë tarifë janë përcaktuar si më poshtë:

          - 150 lekë/ m2 për gjithë siperfaqen e prones se zhvilluar  

          - 50 lekë /m3 për volumin e objektit  te ndërtuar

          Tarifa përcaktohet të përdoret për ato sipërfaqe të cilat në gjëndjen fillestare të tyre, zërin kadastral e kanë tokë arë, për arsye të zhvillimit që kërkohet të bëhet toka arë duhety kthyer në tokë truall, duke rritur në këtë mënyrë vlerën e tokës dhe nevojën për investime shtesë në zonë. Për tokat që zërin kadastral e kanë "truall", tarifa për sipërfaqen e pronës së zhvilluar nuk aplikohet pasi ajo mund të jetë vjelur një herë ose prona mund të jetë në zonë urbane.Tarifa për volum aplikohet për të gjithë zhvillimit.
         
        1. VIII. TARIFË PËR  AKTE KONTROLLI  PËRFUNDIMTARE

              Kjo vendosur në zbatim të ligjit nr.9632 datë 30.10.2006 "Për taksat vendore" I ndryshuar neni 35, pika 1/a.b dhe  të ligjit nr. 139/2015, date 17.12.2015 " Për vetqeverisjen vendore". Tarifa  aplikohet për realizimin e akteve të kontrollit të detyrueshme ne bazë të ligjit nr. 8402 datë 10.9.1998 "Për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit", i ndryshuar. Kontrollet që kryhen nga specialistët  e DPKZHT përfshijnë akte kontrolli të piketimit të objektitt, kuota 0.00, karabina, sistemimi i jashtëm, përfundimtar i lejes se perdorimit. Niveli i kësaj tarife është përcaktuar me VKB nr 99 datë 29/10/2004 permirsuar me VKB nr 25 date 28/04/2006 " Per aktet e kontrollit perfundimtarë", kjo tarifë aplikohet vetëm një herë për të gjitha aktet administrative të kontrollit për të gjitha investimet jopublike dhe fatura për këtë tarifë lësho0het pas njoftimit nga ana e subjektit ndërtues apo zhvilluesit për përfundimin e objektit si dhe marrjes së lejes së përdorimit.

        Niveli për këtë tarifë është                                                    100 leke / m² njolle ndertimi     

        1. IX. TARIFA PER TREGUNE  LIRE

        2.  

          Me VKB nr 35 datë 27 /06/2007  "Mbi përcaktimin e kategorive dhe nivelin e tarifës së tregut të lirë" Kjo tarifë ndahet në disa kategori :

          1- Tregtarë të përhershëm që tregtojnë brenda ambjenteve të tregut     70 lekë/1 m2 vend në ditë​


        3. 2- Ambulante ditore, banorë të Bashkisë Vorë, që shesin jashtë ambjenteve të tregut të cilët tregtojnë 

          • Produkte industriale
          • Produkte ushqimore dhe blektorale       50 lekë/1 m2  vend në ditë 
          3- Ambulante ditore, të ardhur nga qytetet e tjera që shesin jashte ambjenteve të tregut    100 lekë/1 m2 vend në ditë​.


        4. 4- Ambulante të lëvizshëm ( furgona,trecikla apo mjete të tjera tregtimi)

          1. 100 lekë në ditë për tregtarët banorë të Bashkisë

          200 lekë në ditë për tregtarët e ardhur nga qytetet e tjera

          X.  TARIFA VENDORE PËR KËRKESA "PËR LEJE NDERTIMESH" JOPUBLIKE PËR  STUDIMET E REJA   

          1. Në bazë ne ligjin nr. 107/2104, "Per planifikimin dhe zhvillimin e territorit", nevoja e vendosjes së kësaj tarife të përkohshme lind nga fakti që për territorin e Bashkise Vorë, duhen hartuar studime të reja për Planet e Detajuara Vendore si dhe studime, projektime të infrastrukturave të ndryshme publike si rrugë, ujësjellës, kanalizime, ndricime, rrjete, mbrojtje nga rrëshqitjet, mbrojtje nga zhurmat për zonat e banuara, objekte publike, social kulturore, sheshe lulishte etj. Kjo tarifë do të aplikohet për të gjitha investimet jopublike, të cilave u miratohet leja e punimeve të kërkuara.
             

            Vlera e kësaj tarife është 1 % e vlerës së investimit

            1. XI. TARIFA E UJIT TË PISHËM

             

            Ne zbatim te Ligjit nr. 8102 date 28.03.1996, Vendimit Nr.40 date 22.12.2011 Komisioni Kombetare Rregullator i  ERRU –se per miratimin e tarifave per konsum publik vendosim keto tarifa uji per konsum publik.

            • 45    leke/m3                                     për konsumatorët familjarë me matës
            • 11 leke/m3                                        për ujin e përdorur
            • 1 000    leke/familje ne muaj            për konsumatorët familjarë pa matës
            • 135  leke/m3                                     për  biznesin me matës
            • 50 m³ ne muaj                                   për biznesin pa matës
            • 100 lek  ne muaj  tarife sherbimi      për konsumatorët familjarë me matës
            • 100 lek ne muaj   tarife sherbimi      për  biznesin me matës        
             
            1. XII. TARIFA E HAPËSIRËS PUBLIKE


              Kjo tarifë paguhet per zënien e hapësirave publike për qëllime biznesi. Këshilli Bashkiak vendos për nivelin, rregullat bazë për administrimin dhe mbledhjen e kësaj tarife, si dhe mund të caktojë nivele të ndryshme të kësaj tarife, sipas nivelit të zhvillimit të veprimtarisë së biznesit në zona të ndryshme të qendrës së banuar.

              Niveli tregues i tarifes së hapësirës publike është:
               
            • Hapësira publike brenda pedonales ( Qendra e qytetit Vorë)             - 1000 lek/tavolinë/ditë
            • Hapësira publike jashtë pedonales                                                        -  100 lek/tavolinë/ditë
            • Zënia e hapesirës publike nga automjetet perkatësë te subjekteve    -    66 lek/m ²/muaj 

             

            Masa disiplinore

            Në zbatim të ligjit nr. 9632 dt 30/10/2006 "Per sistemin e taksave vendore" Neni 5, "Rregulla të përbashkëta për taksat vendore", afatet perfundimtare për pagesën e taksave do të jene si më poshtë:

            • për subjektet familjare:

                                                                Kesti i pare   20 Prill 2016.

                                                                Kesti i dyte   20 Korrik 2016.
            • për subjektet e biznesit të madh dhe biznesit te vogel brënda datës  20 Prill 2016.

               

              Pas kësaj date, për të gjithë debitorët, merren masa në zbatim të ligjit numër 9920, datë 19/05/2008 " Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë



              Theksojmë se për debitorët e biznesit të madh , biznesit të vogël  dhe  kategorinë familjarë nuk do të kryhet asnjë shërbim administrativ nëse nuk kanë paguar detyrimet fiskale.