Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > Të dhënat për objektet e dëmtuara në VORË​

Kategorite

Filtro:

Të dhënat për objektet e dëmtuara në VORË​

Të dhënat për objektet e dëmtuara në VORË​

Tërmeti i datës 26 Nëntor 2019 dëmtoi më së shumti objektet e banimit kolektive, por edhe ato individuale, të cilat janë amortizuar nga koha dhe mungesa e mirëmbajtjes, si edhe nga ndërhyrjet e pakontrolluara të përdoruesve, sidomos ata të kateve përdhe të objekteve kolektive. Qyteti i Vorës, përgjatë rrugëve kryesore ka objekte kolektive nga 2-5 kat, të cilat janë pothujse të gjitha të dëmtuara nga tërmeti dhe janë vlerësuar sipas shkallës DS4 dhe DS5. Këto objekte janë shpallur të pabanueshme dhe si rrjedhojë familjet e dëmtuara janë në nevojë për strehim. Që nga dhjetori 2019 këto familje përfitojnë nga shteti bonusin e qirasë që u mundëson të jetojnë në banesa të sigurta.

Brenda perimetrit të Zonës 1- Vorë, gjenden edhe banesa kolektive të ulëta (1-2 kat), të degraduara nga koha e gjatë e përdorimit, mungesës së mirëmbajtjes së vazhdueshme dhe së fundmi, edhe tërmetit. Po ashtu, brenda kësaj zone gjenden edhe objekte individuale 1 kat, të cilat përbëjnë rrezik për shëndetin, për shkak të materialeve të papërshtatshme me të cilat janë ndërtuar/ mbuluar (eternit). Sheshet ku gjenden këto objekte planifikohen të hyjnë në proces rizhvillimi.

Përveç banesave kolektive e individuale të dëmtuara, Zona 1 përmban edhe hapësira publike dhe infrastrukturë sociale të dëmtuar, si godinën e adminsitratës së bashkisë dhe objekte arsimore.

Instituti i Ndërtimit nëpërmjet ekspertëve ka bërë vlerësimet dhe Akt Konstatimet dhe ekspertizat e thelluara për të gjitha objektet e Vorës.

Procesi i aplikimeve online është mbyllur dhe aktualisht janë duke u vlerësuar dosjet e secilit prej aplikantëve duke plotesuar çdo dosje me dokumentat e nevojshme në përmbushjeve të kritereve të përcaktuara nga Ligji i Rindërtimit.


Eventet

<gusht 2020>
HënMarMërEnjPreShtDie
272829303112
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930
31123456

Se shpejti


Buletini Informativ