Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > SUBJEKTET APLIKUESE PËR PROGRAMET E RINDËRTIMIT

Kategorite

Filtro:

SUBJEKTET APLIKUESE PËR PROGRAMET E RINDËRTIMIT

SUBJEKTET APLIKUESE PËR PROGRAMET E RINDËRTIMIT​

Subjekte aplikuese janë:

Individët dhe familjet, që kanë humbur një ose më shumë anëtarë të familjes

Individët dhe familjet, që kanë pësuar dëme në banesat e tyre dhe kanë mbetur të pastrehë si pasojë e fatkeqësisë natyrore,

Individët dhe familjet, banesa e të cilëve është dëmtuar nga fatkeqësia natyrore, por që nga autoritetet përgjegjëse është vlerësuar si e banueshme, nëse nuk kanë përfituar nga ndonjë program tjetër i procesit të rindërtimit, përfitojnë kompensimin e dëmeve, sipas parashikimeve të këtij akti.

Subjektet që kanë pësuar dëme në ndërtesa, jashtë territorit ku është shpallur gjendja e fatkeqësisë, në rastet kur provohet se dëmet janë pasojë e fatkeqësisë natyrore përfitojnë kompensimin e dëmeve sipas parashikimeve ligjore vetëm bazuar mbi një kërkesë të Komisionit Shtetëror të Rindërtimit, në kushtet e mungesës së mundësive për strehim në njësinë e vetëqeverisjes vendore ku ka vendbanimin përfituesi.

Kriteret e përparësisë për renditjen e përfituesve për secilin nga programet janë:

a)Familjet që kanë humbur familjarët nga fatkeqësia natyrore;

b)Familjet njëprindërore që kanë në ngarkim fëmijë, ku përfshihen edhe vajzat   nëna;

c Familjet që kanë në përbërje personat me aftësi të kufizuara;

ç)Të moshuarit, që kanë mbushur moshën e pensionit;

d) Familjet në skemën e ndihmës ekonomike;

dh)Të rënët në krye të detyrës.

* Përfituesit nuk mund të përfitojnë në të njëjtën kohë nga më shumë se një program i procesit të rindërtimit. përveç rasteve kur parashikohet ndryshe në aktin normativ që rregullon përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore.

SUBJEKTET JO PËRFITUESE

1. Nuk është subjekt përfitues individi ose familja që ka në pronësi ose posedim të ligjshëm, më shumë se një banesë, në njësinë e vetëqeverisjes vendore ku është shpallur gjendja e fatkeqësisë natyrore, pavarësisht nëse banesa që është dëmtuar nga fatkeqësia natyrore ka qenë vendbanimi i zakonshëm.

KUJDES! Në rast se të gjitha banesat në pronësi ose në posedim janë dëmtuar nga fatkeqësia natyrore, individi ose familja përfiton, sipas parashikimeve të këtij akti, vetëm për banesën që në datën e fatkeqësisë natyrore përdorej si vendbanim i zakonshëm. Nëse pas përfitimit, sipas kësaj pike, banesa ose banesat e tjera të familjes përfshihen në planin e detyruar vendor, përfitimi i sipërfaqeve në ndërtimet e reja do të kryhet sipas parashikimeve të këtij akti.

Subjetet përfituese nga programet e procesit te rindërtimit konsiderohen që shpërblehen, jo mëshumë se vlera e dëmit real të përbërë nga humbja e pësuar e jetës së njeriut dhe/ose e dëmeve pasurore.​

2. Nuk janë subjekte përfituese subjektet e së drejtës tregtare në fushën e ndërtimit për ndërtesat ose njësitë brenda një ndërtese në pronësi të tyre, që janë dëmtuar nga fatkeqësia natyrore, kur dëmi ka ardhur si rrjedhojë e gabimeve në projektimin apo ndërtimin e ndërtesës kryer prej vetësubjektit ndërtues që është njëkohësisht dhe pronar i objektit, përveç rastit kur zbatohet zhvillimi i detyruar vendor sipas parashikimeve të këtij akti.

Eventet

<gusht 2020>
HënMarMërEnjPreShtDie
272829303112
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930
31123456

Se shpejti


Buletini Informativ