Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > SISTEMI RRUGOR

Kategorite

Filtro:

SISTEMI RRUGOR

SISTEMI RRUGOR

– marrë nga Plani i Detyruar Vendor, hartuar nga Studio B&L, Mars 2020

 Sistemi i ri rrugor mundëson qarkullim të automjeteve përreth loteve në mënyrë që të krijohen hapësirat për rrugët e këmbësorëve dhe biçikletave në brendësi të blloqeve të ndërtesave. Për secilin Lot do të synohet realizimi i objektivit "nivel i tokës pa makina" (free car ground) duke propozuar parkime nëntokësore me akses automjetesh nga rruga qarkuese e bllokut. Në këtë mënyrë dizajni i hapësirave të jashtme bëhet një nga çështjet kryesore për t'u trajtuar e pasuruar me veprimtari dhe programe të ndryshme si sipërfaqe të gjelbra, hapësira të pajisura për lojëra fëmijësh, sport, zbavitje, qëndrim, lexim etj. "Sheshi" i sotëm i Vorës shndërrohet në një park-pyll mbrojtës (buffer) me pemë të larta e të mbjella dendur përgjatë superstradës (autostradës) Tiranë-Durrës, që do të zvogëlojë efektin negative të përballjes së qytetit me korridorin infrastrukturor më të fuqishëm të vendit. Në propozimin tone, një vend të rëndësishëm zë trajtimi i unazës së "vogël" të Vorës. siç është planifikuar dhe në Planin e Përgjithshëm Vendor, duke mundësuar kështu shmangjen e mëtejshme të nivelit të mirëqenies në Vorë.

Rruga e brendshme "Demokracia" shndërrohet në bulevardin e qytetit, ku funksione të rëndësishme publike dhe private në shërbim të qytetarëve mbërthehen në harmoni si në një kolonë vertebrale. Përgjatë këtij bulevardi ne propozojmë ngritjen ose ritrajtimin e disa nukleve të forta publike, si kompleksi shkollor, tregu i qytetit, qendra e re qytetase, apo ndërtesa e re e bashkisë. Sikurse në projektet e mëparshëm që trajtojnë këtë territor (DURANA - Përmirësimi i korridorit Tiranë-Durrës; PPV-Vorë etj.) gjen vend të rëndësishëm nevoja për të sjellë në vëmendjen e banorit të Vorës, por dhe të vizitorëve apo kalimtarëve, afërsinë mbresëlënse të qytetit me peizazhin kodrinor. Për këtë, do të shërbejnë korridoret pamore (rrugë, oborre të brendshme blloqesh) të cilat "rrjedhin" nga kodra në drejtim të qendrës së re të qytetit, duke mundësuar sjelljen e peizazhit  në brendësi të zonës më urbane.

Volumet janë modulare dhe shumëfisha të 1.8 m, me një gjerësi të rregullt prej 12.6 m, në mënyrë që të thjeshtësohet zbatimi dhe përshtatja e tipologjive të apartamenteve në trupin e ndërtesave. Përmasat e përdorura të ndërtesave lejojnë aplikimin e teknologjive të ndryshme, përfshirë edhe atë me elemente të parafabrikuar. Ndërtesat janë segmentuar duke përdorur një ritëm dhe "rrjet" të rregullt, për të garantuar ndriçim e ventilim natyror në brendësi të oborreve dhe vazhdimësi me hapësirat më publike të masterplanit në terma programatik dhe të këndeve pamore.

Lartësitë e ndërtesave janë të ndryshme, nga 1,2 deri në 4,6 kate - konfigurimi final mund të përshtatet lehtësisht me nevojat në terma të dendësisë dhe sipërfaqeve të kërkuara, sepse distancat midis objekteve e lejojnë atë. Në këtë mënyrë, silueta bëhet e copëtuar dhe më e përshtatur me kontekstin ekzistues për tipet e ndërtesave që duken informale dhe të fragmentuara me një dimension në shkallë të vogël.

Projekti artikulohet në dy faza realizimi:

• Faza e parë për të kryer prishjet e ndërtesave të dëmtuara rëndë nga tërmeti dhe për të cilat parashikohet një rindërtim/riparim, përveç përkufizimit të sistemit të ri rrugor;

• Faza e dytë e lidhur me rikualifikimin urban dhe me potencializimin e strukturave ekzistuese, me planifikimin dhe projektimin e hapësirave të gjelbra dhe të ndërtesave të reja që do të përfshijnë funksionet publike dhe një zgjerim të ndërhyrjeve të ndërtimit të ri për zonën juglindore dhe asaj jugperëndimore.

Ri-projektimi i lëvizshmërisë konsiston në lokalizimin e qarkullimit përgjatë perimetrit të zonës së ndërhyrjes dhe shqyrtimin e aksit paralel me rrugën Tiranë-Durrës si segment i rrugës dytësore. Një aks i tillë, i potencializuar, e shpërndan zonën në mënyrë gjatësore, duke e deleguar qarkullimin e biçikletave dhe këmbësorëve në shtigje më të vegjël, në brendësi të loteve. Nga perimetri i zonës aksesohen parkimet e zhytura nën tokë dhe të lokalizuar nën gjurmën e vetë ndërtesave, në mënyrë të tillë që të lirojnë hapësirat e brendshme që u përkasin loteve për t'i përdorur ato posaçërisht për vendet publike, hapësirat e gjelbra dhe vendet e takimeve dhe shoqërizimit.

Përkufizimi i një boshti qendror gjeneron edhe një lloj zone buffer të ndërfutur midis ndërtesave me funksion rezidencial dhe rrugës Tiranë-Durrës: ky shirit konfigurohet si një bulevard i vërtetë prej rreth 20 m në gjerësi, në të cilin shartohen funksionet kryesore publike me hapësirat e gjelbra për freskim dhe shplodhje. Mbjellja e pemëve të reja dhe rikualifikimi i barrierës akustike rrugore aktuale do të konkurrojnë për të ulur nivelin e zhurmave të perceptuara duke sjellë si pasojë rritjen e cilësisë së hapësirave dhe të shijimit të tyre.



Eventet

<gusht 2020>
HënMarMërEnjPreShtDie
272829303112
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930
31123456

Se shpejti


Buletini Informativ