Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > PROJEKTI I NDËRTESAVE

Kategorite

Filtro:

PROJEKTI I NDËRTESAVE

PROJEKTI I NDËRTESAVE

marrë nga Plani i Detyruar Vendor, hartuar nga Studio B&L, Mars 2020

Koncepti i zhvillimit volumetrik riinterpreton karakteret identitare dhe konstruktive lokale. Aktualisht, konfigurimi urban i Vorës është i përcaktuar nga një grumbullim i ndërtesave me shkallë të vogël të përhapura në territor që, edhe pse janë në karakterin e tyre episodik, përkufizojnë asetin dhe identitetin e qytetit. Qasja metodologjike në planifikim do të ndjekë një linjë përafruese zhvillimi, duke parashikuar realizimin e ndërtesave me forma dhe lartësi të ndryshme, impiante planimetrike të thjeshta dhe lineare.

Projekti do të zhvillohet mbi një linjë projektimi të karakterizuar në të njëjtën kohë nga fragmentimi i volumeve, me qëllimin për të garantuar komunikimin e loteve të ndryshme në nivel pamor dhe të përshkueshmërisë, dhe nga uniteti i imazhit, me synimin për t'i dhënë hapësirës së jashtme një identitet të ri bashkëkohor dhe dinamik.

Masterplani është vendosur mbi një grid modular dhe ndërtesat janë vendosur mbi një trup konstant prej një gjerësie modulare shumë-fish i 1.8 m: kjo zgjedhje mundëson projektim dhe shpërndarje të lehtë të parkimeve dhe një modulim të tipeve të apartamenteve sipas kërkesave, duke e bërë dinamike shpërndarjen e ndërtesave në lote dhe konfigurimin e hapësirave.

Infrastruktura të tjera të domosdoshme

Sipërfaqja për të cilën duhet hartuar Plani i Detyruar Vendor përkon me atë të një kompleksi banimi, referuar draftit zyrtar "Standardet e Planifikimit dhe Normat e Projketimit brenda sistemit urban", sipas të cilit:

-Kompleksi i banimit është njësia urbane e banimit që përbëhet nga 3-4 grupe objektesh banimi me popullsi 3000 – 4000 banorë dhe sipërfaqe 6–8 ha, e përcaktuar për ndërtime shumëfamiljare, e cila mund të shtrihet deri 20 - 30 ha për ndërtime objektesh njëfamiljare.

Baza e organizimit të kompleksit të banimit janë:

• objektet shoqërore;

• objektet e shërbimit si, kopshti dhe çerdhja;

• njësitë e shërbimit tregtar;

• terrenet sportive për fëmijë.

Kusht i detyrueshëm: duhet të pajiset me impjant pastrimi për ujrat e zeza (minimalisht gropë septike për 2,000 persona, të multiplikueshëm deri në 2 – 3 njësi), nëse nuk mund të lidhet me rrjetin e kanalizimeve të qendrës urbane.

Infrastruktura publike inxhinierike

Transport

Racionalizimi i sitemit infrastrukturor do të fillojë nga racionalizimi i projektit të infrastrukturës rrugore. Ky rrjet do të rishikohet për nga forma dhe funksioni me qëllimin parësor të përmirësimit të kushteve urbane të qendrës së Vorës. Përmirësimi fillon me ngritjen e një rrjeti rrugor që ka si objektiv krijimin e zonave ku trafiku bëhet i panevojshëm. Krijimi i unazës së qytetit është një nga elementet bazë për të arritur qëllimin e mësipërm. Kjo unazë do të funksionojë si mbledhëse e trafikut në hyrje dhe në dalje të Vorës.

Element tjetër thelbësor janë edhe rrugët tërthore me unazën. Këto janë të konceptuara si rrugë me shpejtësi të reduktuar (20 km/h) dhe shërbejnë për të garantuar arritshmërinë në blloqet e banimit dhe në parkinget nën to. Karakteri i këtyre rrugëve, nga pikëpamja e funksionit dhe fluksi i reduktuar i tyre, lejon të rimendohet edhe karakteri arkitektonik që ato do të kenë. Këto rrugë janë konceptuar të integruara në hapësirën e bllokut dhe shërbejnë si moment filtër midis hapësirës gjysmë publike të tij dhe hapësirës fortësisht publike të bulevardit të qytetit. Sipërfaqja e këtyre rrugëve është në një kuotë të vetme, nuk paraqet ndarje në kuotë midis hapësirës së dedikuar për këmbësorë dhe hapësirës së përdorshme nga mjetet e motorizuara. Vizatimi i rrugës dhe arredimi urban i saj duhet të jenë të tillë që të bëjnë të pamundur shkeljen e kufirit të shpejtësisë në këtë rrugë (shiko shembujt e "Ëoonerf"). I njëjti parim i njëtrajtshmërisë së kuotës në sipërfaqen e rrugës është aplikuar edhe në bulevardin qendror të Vorës.​

​Bulevardi është elementi më urban i projektit, me gjerësi totale prej 20 m, kryesisht i dedikuar lëvizjes së këmbësorëve dhe pjesërisht trafikut të shërbimit, ky bulevard do jetë qendra e rëndesës për jetën publike të qytetit.

Parkimi

Rritja e numrit të automjeteve private në Vorë bën të domosdoshme rritjen e kapacitetit të parkimit, veçanërisht në zona të cilat kanë një dinamikë më të lartë të aktivitetit social dhe ekonomik. Plani për secilin Lot do të synojë realizimin e objektivit "nivel i tokës pa makina" (free car ground) duke propozuar parkime nëntokësore me akses automjetesh nga rruga qarkuese e bllokut.

Rrjeti i propozuar i ujit të pijshëm

Përmirësimi i rrjetit të ujit të pijshëm bëhet i nevojshëm si pasojë e planit të rimodelimit, në tërësi, të rrjetit infrastrukturor të qytetit. Rrjeti i ri do të ketë një shpërndarje më kapilare në territor duke mundësuar shërbimin në strukturën e rishikuar urbane pa krijuar vakum në zonat e shërbyera aktualisht. Përmirësim i rrjetit do të thotë edhe rritjee mirëmbajtjes dhe sigurimi i kontrollit të sistemit.

Sistemi i propozuar i kanalizimeve

Sistemi i ujërave të zeza të Vorës do të përbëhet nga rrjeti i centralizuar i ujërave të zeza të Vorës. Ky është një rrjet i zgjatur tubacioni, që reflekton strukturat e dendura, të larmishme urbane të bashkisë. Sistemi i tubacionit të ujërave të zeza, që shërben në qendër të Vorës do të pajiset me një impjant të ri të trajtimit. Impjanti i ri i trajtimit integron edhe përpunimin natyror dhe një sistem për mbledhjen e ujërave të zeza të trajtuara, në mënyrë që këto prurje, më vonë, mund të përdoren për qëllime ujitjeje.

Vendndodhja e propozuar për impiantin e trajtimit është përgjatë rrugës ndërmjet Marqinetit dhe Maminasit, siç tregohet në planet kombëtare.

Përmirësimi i sitemeve të infrastrukturës do të mundësojë edhe ngritjen e një sistemi të kanalizimeve të ujërave të bardha. Ky sistem si edhe ai i ujërave të zeza do të përfundojë me një impiant të trajtimit, që do të mundësojë ndarjen e ujërave nga ndotësit e ndryshëm të sipërfaqeve të rrugës dhe zonave të parkimit.

Energji, Telekomunikacion dhe Komunikim elektronik

Rrjeti elektrik i qytetit të Vorës do të duhet të modifikohet lehtësisht për t'u përshtatur me strukturën e re urbane dhe me rrjetin e ri të infrastrukturës rrugore. Ky rrjet do të transferohet nën trotuar duke lehtësuar kështu kontrollet e mundshme. Pusetat e rrjetit elektrik do të shërbejnë edhe rrjetin e telekomunikacionit. Këto duhet të dimensionohen duke bërë konsiderata mbi nevojat e ardhshme të teknologjisë. Kabinat elektrike dhe ato të telekomunikacionit do integrohen në strukturat e ndërtuara.

​Infrastruktura e shërbimeve sociale

Zona objekt i PDyV përkon me bërthamën urbane të Vorës. Si rezultat, rreth kësaj zone mblidhen aktivitet dhe shërbimet kryesore të vendbanimit. Ky karakter i zonës do të përforcohet më tej duke e strukturuar në mënyrë të qartë dhe duke mbledhur pjesën kryesore të strukturave publike por edhe ato të shërbimeve private përgjatë bulevardit të ri. Ky bulevard ka si pole ekstreme të tij në njërën anë bllokun arsimor, vendi simbol, bashkëkohor, i identitetit për komunitetet e vogla dhe në anën tjetër strukturën për selinë e re të Bashkisë Vorë dhe për zyra e shërbime të tjera institucionale. Bulevardi do të trajtohet, nga pikëpamja arkitektonike, si një shesh i zgjatur mes këtyre dy strukturave dhe përgjatë tij do të gjejnë vend edhe struktura të tjera publike si p.sh. pazari i Vorës. Ky i fundit do jetë një strukturë e hapur e mbuluar, e cila do ketë karakter multifunksional.​


Eventet

<dhjetor 2020>
HënMarMërEnjPreShtDie
30123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
28293031123
45678910

Se shpejti


Buletini Informativ