Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > PROGRAMI KOMBËTAR I PRAKTIKAVE TË PUNËS, THIRRJA V

Kategorite

Filtro:

PROGRAMI KOMBËTAR I PRAKTIKAVE TË PUNËS, THIRRJA V

PROGRAMI KOMBËTAR I PRAKTIKAVE TË PUNËS, THIRRJA V​

Në mbështetje të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 395, datë 29.04.2015 "Për miratimin e Programit Kombëtar të Praktikave të Punës në Administratën Shtetërore dhe Institucionet e tjera Publike", i ndryshuar, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë shpall thirrjen e pestë të "Programit Kombëtar të Praktikave të Punës".Informacionin rreth programit, profilet e kërkuara, numrin e praktikantëve dhe  institucionet pjesëmarrëse mund t'i gjeni në linkun :  http://praktika.arsimi.gov.al, nga ku mund të kryeni edhe aplikimin online, pasi të klikoni në dritaren "Apliko".

Aplikimi është i hapur për të rinjtë, që përmbushin këto kritere:

ü  Të jenë 21-26 vjeç;

ü  Të kenë përfunduar minimalisht ciklin e parë të studimeve "Bachelor";

ü  Të mos kenë qenë pjesë e programit gjatë thirrjeve të mëparshme .

Të rinjtë e interesuar duhet të aplikojnë vetëm në një institucion të caktuar, në të kundërt aplikimi i tyre nuk do të merret në konsideratë.

Dokumentet që duhet të ngarkojnë aplikantët janë :

a-  CV (jetëshkrimin) e aplikantit;

b-  Letra e motivimit

Afati për aplikim është nga data 7 shkurt deri më datë 29 shkurt 2020.

Pas mbylljes së aplikimeve, institucionet përkatëse do të lajmërojnë nëpërmjet postës elektronike të përzgjedhurit për të filluar praktikën 3- mujore,nga data 9 mars – 9 qershor 2020.Pjesëmarrësit do të përfshihen në një përvojë pune, në ndërveprim me profesionistët në administratën publike, institucionet e tjera publike, njësitë e vetëqeverisjes vendore, dhe shoqëritë tregtare, me qëllim përfitimin e njohurive praktike, pasurimin e jetëshkrimit të tyre, zgjerimin e rrjetit të kontakteve, pajisjen me të ashtuquajturat "aftësi të buta" si puna në grup, komunikimi i sigurtë, përshtatshmëria në ambjentin e punës, aftësia për të ndërmarrë iniciativa.Periudha tre – mujore e praktikës do të njihet si përvojë pune nga Departamenti i Administratës Publike, ndërsa në përfundim të saj ofrohet punësim për mbi 200 më të mirët. 

 

Eventet

<prill 2020>
HënMarMërEnjPreShtDie
303112345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930123
45678910

Se shpejti


Buletini Informativ