Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > PARIMET E PËRGJITHSHME TË RINDËRTIMIT

Kategorite

Filtro:

PARIMET E PËRGJITHSHME TË RINDËRTIMIT

​PARIMET E PËRGJITHSHME TË RINDËRTIMIT

Përmirësimi i kushteve të jetesës dhe shëndetit. Rimëkëmbja nga gjendja e fatkeqësisë natyrore ka si qëllim, për aq sa është e mundur, garantimin e kthimit në kushte optimale jetese dhe funksionimi të komuniteteve të prekura nga fatkeqësitë natyrore, si dhe forcimin e aftësisë së këtyre komuniteteve për t'i bërë ballë gjendjeve të fatkeqësive natyrore në të ardhmen.

Parimi i zhvillimit të qëndrueshëm. Autoritetet publike përgjatë procesit të rindërtimit marrin në konsideratë që përballimi i pasojave të fatkeqësisë natyrore të plotësojë, për aq sa është e mundur, jo vetëm nevojat e qytetarëve për përmirësimin e kushteve të jetesës dhe të shëndetit, por njëkohësisht të mos ndikojë në aftësinë e brezave të ardhshëm për të përmbushur nevojat e tyre.

Parimi i strehimit të përshtatshëm. Strehimi i përshtatshëm për një individ ose familje konsiderohet strehimi që garanton privatësi, një jetesë të sigurt, të qetë dhe me dinjitet.


Strehimi është i përshtatshëm nëse plotëson kushtet e mëposhtme:

a)Hapësira të mjaftueshme banimi sipas normave të strehimit dhe standardeve të ndërtimit, sipas përcaktimit të legjislacionit në fuqi;

 b)​ Shërbimet bazë, brenda mjedisit të banimit;

c)  Qëndrueshmëri dhe siguri nga rreziqe që burojnë nga veprimet ose mosveprimet njerëzore, faktorët natyrorë e klimaterikë;​

ç) Qasje në shërbimet publike, si furnizimi me ujë të pijshëm dhe energji elektrike, largimi i ujërave të ndotura dhe menaxhimi i mbetjeve;

d)  Akses në shërbimet e punësimit, shërbimet e kujdesit shëndetësor dhe social, në arsim dhe në shërbime të tjera komunitare.


Parimi i trajtimit të barabartë të shtetasve. E drejta për të përfituar dhe për të marrë pjesë në programet e procesit të rindërtimit u garantohet subjekteve të këtij akti pa diskriminim në lidhje me gjininë, racën, ngjyrën, etninë, gjuhën, identitetin gjinor, orientimin seksual, bindjet politike, fetare ose filozofike, gjendjen ekonomike, arsimore ose shoqërore, shtatzëninë, përkatësinë prindërore, përgjegjësinë prindërore, moshën, gjendjen familjare ose martesore, gjendjen civile, vendbanimin, gjendjen shëndetësore, predispozicione gjenetike, aftësinë e kufizuar, përkatësinë në një grup të veçantë, ose me çdo shkak tjetër.

Parimi i informimit dhe transparencies. Autoritetet publike bëjnë publike çdo të ardhur, donacion apo shpenzim që kryhet me qëllim përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore.

Parimi i kontrollit dhe përgjegjshmërisë në përdorimin e fondeve. Çdo aktivitet ose shpenzim i kryer për realizimin e qëllimit të këtij akti normativ i nënshtrohet kontrollit të ligjshmërisë, auditimit financiar dhe të performancës, sipas parashikimeve të legjislacionit në fuqi.​

Eventet

<dhjetor 2020>
HënMarMërEnjPreShtDie
30123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
28293031123
45678910

Se shpejti


Buletini Informativ