Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > Kryebashkiaku Ismaili uron të gjithë nxënësit dhe mësuesit për fillimin e vitit të ri shkollor

Kategorite

Filtro:

Kryebashkiaku Ismaili uron të gjithë nxënësit dhe mësuesit për fillimin e vitit të ri shkollor

 Kryetari i bashkisë Vorë Z.Fiqiri Ismaili ishte sot në shkollën e mesme Vorë, nga ku uroi të gjithë nxënesit për fillimin e vitit të ri shkollor. Kjo ditë është e veçantë për çdo njërin nga ne, sepse çdo familje e ka një lidhje të fortë  me shkollën. Gjej rastin të uroj suksese të gjithë fëmijëve të kopshteve, nxënësve dhe mësuesve në vitin e ri shkollor! 


Sot ndihem krenarë që ju uroj Ju nxënës të dashur, mësues dhe prindër. Përpjekjet e mia kanë qenë maksimale dhe do të vazhdojnë të jenë të tilla për arsimi​n, për ta ngritur atë në shkallën më të lartë të mësimdhënies. Ne si bashki jemi përpjekur dhe kemi krijuar standarde bashkëkohore, duke ndërtuar shkolla të reja në sistemin parashkollore, 9-vjeçarë, dhe të mesëm. Besoj që ambiciet tona shkojnë edhe më tej, për të qenë shembull në të gjithë vendin. 
Kam kënaqësinë të nderuar mësues që të shpreh vlerësimin tim dhe mirënjohjen për të gjithë përkushtimin, profesionalizmin, që ju dini të dëshmoni dhe transmetoni gjatë punës suaj në edukimin e brezave të ardhshëm. 
Është detyra jonë e përbashkët i zhvillimit progresiv të qytetit të Vorës,   përmbushja e detyrave për integrimin në familjen e madhe evropiane, ku arsimimi është dhe mbetet një ndër hallkat më të rëndësishme të këtij procesi.
 Suksese të dashur nxënës dhe mësues të Vorës dhe të gjithë Shqipërisë!



Eventet

<shkurt 2018>
HënMarMërEnjPreShtDie
2930311234
567891011
12131415161718
19202122232425
2627281234
567891011

Se shpejti


Buletini Informativ