Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > Krijmi i këshillit lokal të paqes në Vorë

Kategorite

Filtro:

Krijmi i këshillit lokal të paqes në Vorë

Në kuadër të Turneut të Paqes Universale në Shqipëri, Federata e Paqes Universale zhvilloi një konferencë në bashkinë e Vorës me qëllim Krijimin e Këshillit Lokal të Paqes.

Përfaqësuesi i kësaj federate për Shqipërinë, Gaqo Apostoli, u shpreh se kjo federatë është një aleancë e lidërve politikë, akademikë dhe fetarë, të kulturës, të artit dhe të medias në mbarë botën dhe bazohet mbi veprimtarinë e ambasadorëve për paqen, është një titull ose çertifikim i njerëzve që kontribuojnë në këtë drejtim, duke pasur në filozofinë e saj ndërtimin e një paqeje të qëndrueshme në nivel botëror, ku rolin kryesor e luan familja si qeliza natyrale e shoqërisë. Federata e Paqes mbështet projekte edukimi që synojnë zhvillimin e qëndrueshëm dhe arsimin, si edhe një program të gjerë me projekte shërbimi dhe ndihme ku bashkia Vorë jep mbështetje maksimale. Në konferencë morën pjesë Kryetari i bashkise Vorë Z.Fiqiri Ismaili si dhe personalitete të tjera të artit dhe kulturës në qytetin e Vorës, të cilët u emëruan si ambasadorë të paqes për qytetin tonë. Në vitet në vazhdim do të ketë emërime te reja të ambasadorëve të paqes.​

 


Eventet

<korrik 2019>
HënMarMërEnjPreShtDie
24252627282930
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930311234

Se shpejti


Buletini Informativ