Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > Kostituimi i këshillit të ri bashkiak dhe betimi i kryetarit të ri të Bashkisë Vorë

Kategorite

Filtro:

Kostituimi i këshillit të ri bashkiak dhe betimi i kryetarit të ri të Bashkisë Vorë

​​​

Në datë 05.08.2019 z. Agim Kajmaku ka marrë detyrën si kryetar i Bashkisë së Vorës. Kostituimi i këshillit të ri bashkiak dhe betimi i kryetarit të ri të Bashkisë Vorë u zhvillua në mjediset e Prefektit të Qarkut Tiranë. Z. Kajmaku në fjalën e tij, falenderoi çdo qytetar të Bashkisë së Vorës për besimin. Z. Kajmaku u shpreh se Bashkia Vorë do i ketë dyert e hapura për të gjithë qytetarët e saj.

Gjatë mbledhjes këshilli i ri bashkiak mori 6 vendime.

·         Vendimi nr.1

Në mbështetje te ligjit nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore” dhe ligjit nr. 107/2016 “Për Prefektin e Qarkut”, Këshilli i Bashkisë në mbledhjen e kostituimit, vendosi:

Zgjedhjen e komisionit të vërtetimit të mandateve të këshillit me 3 anëtar si më poshtë:

1.      Altin Subashi (Kryetar)

2.      Elisabeta Haka (Sekretar)

3.      Bernard Shiba (Anëtar)

 

·         Vendimi nr.2

Në mbështetje te ligjit nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore” dhe ligjit nr. 107/2016 “Për Prefektin e Qarkut”, Këshilli i Bashkisë, mbështetur në p ∕ verbalin e Komisionit të vërtetimit të mandateve, në mbledhjen e konstituimit, vendosi:

Miratimin e mandateve të anëtarëve të Këshillit të Bashkisë Vorë.              

 

·         Vendimi nr.3

Në mbështetje te ligjit nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore” dhe ligjit nr. 107/2016 “Për Prefektin e Qarkut”, Këshilli i Bashkisë, mbështetur në p ∕ verbalin e Komisionit të vërtetimit të mandateve, në mbledhjen e konstituimit, vendosi:

Të zgjedhë kryetar të Këshillit të Bashkisë së Vorës Znj. Mimoza Lala.

 

·         Vendimi nr.4

Në mbështetje te ligjit nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore” dhe ligjit nr. 107/2016 “Për Prefektin e Qarkut”, Këshilli i Bashkisë, mbeshtetur ne p ∕ verbalin e Komisionit të vërtetimit të mandateve, në mbledhjen e konstituimit, vendosi:

Të zgjedhë zëvendëskryetar të Këshillit te Bashkisë së Vorës

 Z. Edmond Mema

 Z. Gazmend Zela

Z. Rruzhdi Merja.

 

·         Vendimi nr.5

Në mbështetje te ligjit nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore” dhe ligjit nr. 107/2016 “Për Prefektin e Qarkut”, Këshilli i Bashkisë, mbështetur në p ∕ verbalin e Komisionit të vërtetimit te mandateve, ne mbledhjen e konstituimit, vendosi:  

Shpalljen e Vlefshmërise së Mandatit për Kryetar të Bashkisë Vorë z. AGIM KAJMAKU

 

·         Vendimi nr.6

Në mbështetje te ligjit nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore” dhe ligjit nr. 107/2016 “Për Prefektin e Qarkut”, Këshilli i Bashkisë, mbështetur në p ∕ verbalin e Komisionit të vërtetimit të mandateve, në mbledhjen e konstituimit, vendosi:

Zgjedhjen e Këshilltareve

1.      Znj. Elisabeta Haka,

2.      Z. Altin Subashi,

3.      Z.Qemal Baja

Si përfaqësues të Këshillit të Bashkisë Vorë në Këshillin e Qarkut Tiranë.

 

Bazuar në ligjin nr. 107/2016 “Për Prefektin e Qarkut”, neni 8 shkronja a, neni 16 shkronja b dhe ligjit nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, Prefekti i Qarkut Tirane verifikoi ligjshmërinë e vendimeve nr. 1,2,3,4,5, dhe 6 date 05.08.2019.

Eventet

<tetor 2019>
HënMarMërEnjPreShtDie
30123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
28293031123
45678910

Se shpejti


Buletini Informativ