Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > Invenstimet në institucionet arsimore në territorin e Bashkisë Vorë

Kategorite

Filtro:

Invenstimet në institucionet arsimore në territorin e Bashkisë Vorë

​​​

Institucionet arsimore do të jenë prioriteti i punës dhe mbështetjes së Bashkisë Vorë në periudhën e fillimvitit shkollor 2019- 2020 dhe në vazhdimësi. Kjo iniciativë tashmë ka nisur me identifikimin e problematikave në secilin prej mjediseve arsimore nën administrimin e Bashkisë. Në bashkëpunim me bizneset që ushtrojnë aktivitetin e tyre në territorin e Bashkisë Vorë, nisi dhe përfundoi restaurimi i përgjithshëm i disa prej shkollave dhe kopshteve të cilat kishin të nevojshme asistencën e menjëhershme kurative.

Me iniciativën dhe nën kujdesin e Kryetarit të Bashkisë z. Agim Kajmaku dhe financuar nga Fondi i Zhvillimit Rajonal për vitin 2019, është rikonstruktuar tërësisht kopështi i fëmijëve në fshatin Prezë, duke ofruar kështu për fëmijët kushte bashkëkohore dhe mjedise të ngrohta e të dashura. Gjithashtu edhe gjimnazistët e kësaj zone nisën vitin e ri shkollor në mjedise të reja pas rikonstruksionit të plotë të shkollës "Shaban Sheshori".

Në kuadër të iniciativës për mbështetje dhe investime në arsim, gjimnazi "Isa A. Boletini" në Vorë, mori pamje dhe dimensione të tjera duke ofruar kushte dhe standarte optimale për nxënësit dhe stafin pedagogjik.

Ky investim që u realizua falë donacioneve i dha një vizion tjetër klasave dhe gjithë mjediseve të brendshme dhe fasadës së jashtme të shkollës. Investimi u zgjerua gjithashtu në krijimin e ambjenteve të reja sanitare, instalime të reja elektrike, sistemimin e kanalizimeve, furnizimin me ujë, përmirësimin e sistemit të ngrohjes dhe pajisjet kundra zjarrit. Ky gjimnaz falë këtij investimi përfitoi gjithashtu mjedise të reja sportive ndër to një palestër të standarteve optimale dhe bashkëkohore. Imazhi i këtij investimi u finalizua me shtimin e mjediseve të gjelbëruara në mjediset e jashtme të shkollës.

Investimet vijuan dhe në shkollën 9- vjeçare Gjokaj, në godinën e së cilës gjenden edhe mjediset e kopështit për parashkollorët. Është realizuar kështu ndarja e ambjenteve të përbashkëta dhe sistemi i bazës materiale. Si rezultat i këtij investimi kopështi dhe shkolla në fshatin Gjokaj ofrojnë standarde për mësimdhënie dhe mësimnxënie më produktive.

Me mbështetjen e bizneseve të zonës dhe financimin nga Fondi i Zhvillimit Rajonal po vijon në mënyrë intensive edhe rikonstruksioni i gjimnazit " Vajdin Lamaj" në Domje.

Bashkia Vorë falenderon të gjithë bashkëpunëtorët dhe mbështetësit e iniciativës së saj për ta bërë arsimin prioritet të zhvillimit të politikave zhvilluese. Në vazhdimësi ajo fton donatorë e subjekte të ndryshme të kontribuojnë në ndryshimin total të vizionit të institucioneve arsimore duke i konsideruar ato si institucione të së ardhmes.









Eventet

<nëntor 2019>
HënMarMërEnjPreShtDie
28293031123
45678910
11121314151617
18192021222324
2526272829301
2345678

Se shpejti


Buletini Informativ