Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > Gëzimi i fëmijëve kënaqësia jonë

Kategorite

Filtro:

Gëzimi i fëmijëve kënaqësia jonë

Gëzuar 1 Qershorin!

 

Sot shënohet festa e 1 Qershorit, Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve. Në këtë ditë fëmijët bëhen qendra e botës dhe aktivitete të shumta u kushtohen vetëm atyre.

Fëmijët e Vorës në kopshtet e tyre zhvilluan koncertin e organizuar me rastin e  1 qershorit, ku artistët e vegjël performuan numra të ndryshëm baleti dhe këngë ku nuk munguan lojërat dhe tullumbacet.

 Po ashtu pjesë ishin edhe animatoret të cilët realizuan disa numra duke u dhënë mjaft kënaqësi të vegjëlve.

Siç ndodhi edhe vitin e kaluar Tirana Business Park i dha mundësinë të vegjëlve të Vorës të vazhdonin festën në ambjentet e tyre ku u zhvilluan një mori aktivitetesh

Bashkia Vorë falenderon Tirana Business Park për këtë bashkëpunim.


Përveçse një ditë festive, në fakt 1 Qershori duhet të jetë edhe një ditë sensibilizimi për të ndalur dhunën dhe abuzimin me fëmijët, sidomos angazhimin e tyre në punë kur janë ende të mitur. Shumë fëmijë ende shfrytëzohen nëpër rrugë për të lypur, në një kohë që duhet të ishin nëpër bankat e shkollave.


Eventet

<tetor 2018>
HënMarMërEnjPreShtDie
24252627282930
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930311234

Se shpejti


Buletini Informativ