Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > Dëgjesa publike e datë 27 shkurt 2020 në Marikaj, mbi procesin e rindërtimi të fshatit Marikaj të Vorës

Kategorite

Filtro:

Dëgjesa publike e datë 27 shkurt 2020 në Marikaj, mbi procesin e rindërtimi të fshatit Marikaj të Vorës

​Dëgjesa publike e datë 27 shkurt 2020 në Marikaj, mbi procesin e rindërtimi të fshatit Marikaj të Vorës

Në vijim të bashkëbisedimeve të organizuara me banorët e Bashkisë së Vorës, sot ishte rradha e banorëve të Marikajt.  Edhe në Marikaj iu prezantua banorëve puna e bërë deri tani dhe një pasqyrë në shifra e situatës.

Në takim morën pjesë Kryetari i Bashkisë z. Hekuran Brahimaj, Arkitektja konsulente që po harton PDyV për Marikaj, personi përgjegjës i  Urbanistikës në Bashkinë e Vorës, dhe përfaqësues të tjerë të bashkisë.

 Theksi iu vu edhe një herë aplikimeve, në rast se dikush ende nuk ka shkuar pranë bashkisë, duhet të nxitojë sepse aplikimet mbyllen datë 28 shkurt deri në mesnatë. Zyrat e rindërtimit në Bashkinë e Vorës janë hapur deri sa ti shërbehet dhe banorit të fundit që është paraqitur për të aplikuar për programet e rindërtimit.

 Zaim Gega, paraqiti shqetësimin e tij që nuk ka aplikuar sepse shtëpia e tij ishte në emër të xhaxhait. U sqarua që duhet të aplikojë edhe pse nuk e ka në emër të tij shtëpinë ndaj ai u shkëput menjëherë nga takimi për tu drejtuar zyrës së rindërtimit.

Myslym Mullai paraqiti rastin e tij specifik. Ai kishte blerë një shtëpi me dy kate por kur e ka verifikuar pas shumë vitesh në hipotekë i ka rezultuar me një kat. Ndaj nuk ka aplikuar për programet e rindërtimit dhe pse shtëpia e tij ishte dëmtuar. Edhe z. Mullai u sqarua dhe u udhëzua se si të vepronte.

Edhe z. Xhevahir Ferko u udhëzua të drejtohej menjëherë në zyrën e rindërtimit për të bërë aplikimin e tij.

Disa banorë u ankuan sepse nuk ishin të qartë me numrin/adresën e pallateve të tyre, një problem ky i hasur në disa zona. Një shqetësim i banorëve ishte se si do të veprohej për të nxjerrë orenditë shtëpiake nga banesat e dëmtuara, kur ato të shëmben. Iu kërkua banorëve që të mos hyjnë në banesa sepse siguria e jetës së tyre është shqetësim më i madh, dhe patjetër kur të vijë momenti i shembjeve do të gjendet një zgjidhje e sigurtë. Banorët kërkuan informacion nga Arkitektja e studios Rebus që po punon me PDyV të Marikajt se ku do të ndërtoheshin banesat e reja? Si do të ishte materiali që do përdorej për këto ndërtime? Duke qenë se kanë dëgjuar se ndërtimet do të bëhen shpejt mos do të ishte më mirë që le të vonohen ndërtimet e reja por të jemi të gjithë të qetë se do të ndërtohen të forta?

Arkitektja e Rebus mbajti shënim komentet e shqetësimet e paraqitura dhe sqaroi banorët se si po punohet për planin e rindërtimit. Ajo hyri në pak detaje teknike por i siguroi banorët që banesat e reja pa dyshim që do të jenë shumë më të forta dhe të bukura se ato që ishin shembur nga tërmeti, e sigurisht që plani parashikon dhe sistemimin e rrjetit të nëntokës dhe infrastrukturën e nevojshme. Sipas programit të punës dhe ritmit të lartë që po punohet mendohet se plani i rindërtimit do të jetë gati për prezantim tek banorët deri nga data 18-20 mars 2020, më pas do të miratohet buxheti e do të fillojë rindërtimi i zonës.

Me një pjesë të banorëve u lanë takime për ditën e premtë e të shtunë për trajtime shqetësimesh individuale e për të marrë edhe informacione më të detajuara.​

Eventet

<mars 2020>
HënMarMërEnjPreShtDie
2425262728291
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
303112345

Se shpejti


Buletini Informativ