Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > DËGJESA PUBLIKE MBI PROCESIN E RINDËRTIMIT TË VORËS

Kategorite

Filtro:

DËGJESA PUBLIKE MBI PROCESIN E RINDËRTIMIT TË VORËS

​​

DËGJESA PUBLIKE MBI PROCESIN E RINDËRTIMIT TË VORËS

E mërkurë 26 Shkurt 2020, u zhvillua dëgjesa e parë publike në kuadër të Projektit për Rindërtimin e Vorës.U informuan dhe ftuan të gjithë banorët e Vorës të merrnin pjesë në bashkëbisedim për të sqaruar pyetjet dhe paqartësitë dhe nga ana tjetër të jepnin mendimet e tyre për zhvillimin e qytetit.

Në takim morën pjesë Kryetari i Bashkisë z. Hekuran Brahimaj, Arkitekti konsulent që po harton PDyV, personi përgjegjës i Urbanistikës në Bashkinë e Vorës, dhe përfaqësues të tjerë të bashkisë.Kryetari i bashkisë bëri një prezantim të punës së bërë deri tani për menaxhimin e situatës pas tërmetit, u paraqit situata aktuale, u prezantuan në shifra dëmtimet e konstatuara dhe si pjesa më e rëndësishme e procesit u ftuan dhe një herë banorët të vijonin me aplikimet online.Sipas programit të hartuar nga Ministria e Rindërtimit u sqaruan hapat që do të ndiqen deri në finalizimin e këtij procesi.Banorët u siguruan se procesi i rindërtimit do të udhëhiqej nga parimi i përmirësimit të kushteve të jetesës dhe shëndetit, zhvillimi i qëndrueshëm, strehimi i përshtatshëm etj.

Pjesëmarrja e banorëve ishte e madhe dhe ata ngritën pyetje të shumta që i shqetësojnë për të ardhmen e banesave të tyre. disa nga pyetjet e bëra ishin: sa do të përfitojnë në rastet kur përpara tërmetit banorët kanë zotëruar më shumë se një banese, a do kishte përmirësim në rrjetin e kanalizimeve pasi aktualisht në zonën e tyre kishte problematika të shumta, a do të rregullohej furnizimi me ujë në mënyrë që të mos mbanin më depozita mbi pallate, a do të ishin ndërtimet e reja të së njejtës sipërfaqe sa ato që kishin apo do të plotësonin tanimë një standart të certifikuar?

Specialistët iu përgjigjën këtyre pyetjeve duke i ftuar ​banorët që të ishin aktiv në procesin e bashkëpunimit me bashkinë e gjithashtu në këtë bashkëbisedim iu prezantua ideja e përgjithshme e zhvillimit të zonës.

Banorët u informuan se bashkëbisedimet publike do të vijojnë në faza të ndryshme të procesit.

Eventet

<maj 2020>
HënMarMërEnjPreShtDie
27282930123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031
1234567

Se shpejti


Buletini Informativ