Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > Bashkia e Vorës ka kontaktuar të gjithë Përfituesit e Programit të Grantit të Rindërtimit

Kategorite

Filtro:

Bashkia e Vorës ka kontaktuar të gjithë Përfituesit e Programit të Grantit të Rindërtimit

Bashkia e Vorës ka kontaktuar të gjithë Përfituesit e Programit të Grantit të Rindërtimit për dëmtimet DS1, DS2, DS3 të paraqiten pranë bashkisë, duke i ndarë me ditë të veçanta në mënyrë që të mos shkelim rregullat e distancimit fizik, të domosdoshme në situatën që ndodhemi prej pandemisë.

Që prej një jave janë duke u lidhur kontratat me secilin prej përfituesve. Me tu mbyllur të gjitha kontratat, përfituesit do të marrin vlerën monetare të cilën do ta përdorin për rikonstruksionin e banesave të tyre. ​

Zyra e Rindërtimit dhe komisioni po vazhdojnë punën për plotësimin e dosjeve të aplikuesve për Nivelet e dëmit DS4 dhe DS5.

Vijojnë takimet e banorëve dhe bizneseve të Vorës me Kryetarin e Bashkisë, stafin e Rindërtimit dhe Urbanistikës.







Eventet

<gusht 2020>
HënMarMërEnjPreShtDie
272829303112
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930
31123456

Se shpejti


Buletini Informativ