Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > Bashkia Vore nje nga 3 fituesit me praktikat me te mira ne konkursin rajonal

Kategorite

Filtro:

Bashkia Vore nje nga 3 fituesit me praktikat me te mira ne konkursin rajonal

 ​Më datë 7 dhjetor në mjediset e hotelit “Tirana International”​ u zhvillua  konkursi rajonal i praktikave më të mira te bashkive te organizuar nga Programi për Decentralizim dhe Zhvillim Vendor (dldp), në bashkëpunim me Agjencinë për Zhvillim Rajonal 2 dhe me mbështetjen e Ministrit të Shtetit për Çështjet Vendore.Bashkia Vorë është vlerësuar si një nga tri bashkitë më të mira në rajon.

Konkursi per Praktikat me te mira zhvillohet mes Bashkive pjesëmarrëse, me qëllim identifikimin e praktikave më të mira të cilat kanë kontribuar në ecurinë e decentralizimit në vend, duke nxjerrë në pah përpjekjet e Bashkive të reja të krijuara pas Reformës Administrative Territoriale, për tu përshtatur me ndryshimet ligjore e atyre të sjella nga reformat e ndryshme, si dhe për të shfrytëzuar potencialet në një kontekst të ri zhvillimi.

Respektivisht bashkite kane aplikuar me keto projekte/praktika:
Bashkia Bulqizë: Menaxhimi i mbetjeve Urbane
Bashkia Durrës: Hartimi i strategjisë territorriale të Bashkisë Durrës 2016-2030
Bashkia Dibër: Zhvillimi i Turizmit të Qendrueshëm në Dibër
Bashkia Kamëz: One stop Shop qendra e Pritjes Informimit dhe Shërbimit të Qytetarëve
Bashkia Kavajë: Kavaja Qytet Bregdetar
Bashkia Klos: Hartimi i Planit Strategjik
Bashkia Krujë: Menaxhimi i mbetjeve Urbane
Bashkia Mat: Turizmi ne Mat
Bashkia Rrogozhinë: Rivitalizimi I Plazhit të Spilles
Bashkia Shijak: Plani i Menaxhimit të Mbetjeve Urbane
Bashkia Tiranë: Tirana Ime
Bashkia Vorë: Azhornimi i Informacionit të bizneseve


Eventet

<nëntor 2017>
HënMarMërEnjPreShtDie
303112345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930123
45678910

Se shpejti


Buletini Informativ