Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > Bashkia Vorë mer pjesë në konkursin rajonal për praktikat më të mira.

Kategorite

Filtro:

Bashkia Vorë mer pjesë në konkursin rajonal për praktikat më të mira.

​​

Konkursi për Praktikat më të mira zhvillohet mes Bashkive pjesëmarrëse, me qëllim identifikimin e praktikave më të mira të cilat kanë kontribuar në ecurinë e decentralizimit në vend, duke nxjerrë në pah përpjekjet e Bashkive të reja të krijuara pas Reformës Administrative Territoriale, për tu përshtatur me ndryshimet ligjore e atyre të sjella nga reformat e ndryshme, si dhe për të shfrytëzuar potencialet në një kontekst të ri zhvillimi.

Respektivisht bashkite kane aplikuar me keto projekte/praktika:
Bashkia Bulqizë, Bashkia Dibër, Bashkia Kamëz, Bashkia Klos, Bashkia Krujë,    Bashkia Mat, Bashkia Rrogozhinë, Bashkia Shijak, Bashkia Tiranë, Bashkia Vorë.


Bashkia Vorë mori pjesë në konkurs me praktikën "Së bashku për jetën".

Praktika"Së bashku për jetën" është ndërhyrje inovative, pasi është fokusuar në një dimension më human, i cili prek direkt jetën dhe mirëqënien e qytetarëve. Për herë të parë nëpërmjet ndihmës ekonomike të ofruar për personat që trajtohen me dializë, kimioterapi dhe sëmundje të rrezikshme, trajtohen një kategori shtesë nga ajo që parashikon skema klasike e ndihmës ekonomike, paguar nga buxheti i shtetit. Tjetër risi në ndërhyrjen e Bashkisë Vorë përbën fakti i dhënies së ndihmës së menjëhershme në para, duke kërkuar dokumentet minimale, me qëllim shmangien e burokracive dhe për të përshpejtuar proçesin e përfitimit të ndihmës ekonomike nga pacienti.  Ne mendojmë se puna e bërë në këtë drejtim mund të shërbeje si shembull i mirë për bashkitë e tjera, jo vetëm për rëndësinë humane që përfaqëson projekti, por edhe korektesën me të cilën po zhvillohet ky proçes.​




Eventet

<dhjetor 2017>
HënMarMërEnjPreShtDie
27282930123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031
1234567

Se shpejti


Buletini Informativ