Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > Eventi ne bashkinë Vorë,nga Leviz Albania dhe Ambasada Zviceriane

Kategorite

Filtro:

Eventi ne bashkinë Vorë,nga Leviz Albania dhe Ambasada Zviceriane

​​Më d​atë 20.02.2018 , në fshatin Marqinet në palestrën e shkollës, u zhvillua ceremonia e shpalljes së fituesve të thirrjes Nr.4, e organizuar nga Leviz Albania (LA) e mbështetur nga Ambasada Zviceriane dhe Bashkia Vorë. Projekti synon të forcojë demokracinë vendore dhe të rrisë cilësinë e qeverisjes lokale, të rrisë transparencën,të promovojë dhe mbështesë përfshirjen në vendimarrje në politikat vendore të të rinjve  përmes angazhimit të organizatave të shoqërisë civile dhe individëve.


Në këtë event ishin pjesëmarrës Ambasadori Zvicerian Z.Christoph Graf, Kryetari i Bashkisë Vorë Z.Fiqiri Ismaili, kryetari i Konsorciumit LA Z.Andi Dobrushi, Drejtore ekzekutive LA Zj.Valbona Kuko, Drejtori I Rinisë (RKS) në bashkinë Vorë Z.Julian Pashollari dhe organizata të shoqërisë civile, individë, grandmarrës të Leviz Albania, media.

Bashkia Vorë është promotori i të drejtave të të rinjve dhe çështjeve rinore me anë të drejtorisë së Rinisë Kulturës dhe Sporteve bën të mundur angazhimin dhe përfaqësimin e të rinjve në të gjitha fazat e vendimarrjes dhe hartimin e politikave të të rinjve. Bën të mundur  krijimin e programeve dhe politikave vendore për mbështetjen e të rinjve në Vorë, projekte promovuese që ndihmojnë të rinjtë për të shprehur talentin dhe krijimtarinë e tyre nëpërmjet vendosjes në dispozicion të hapsirave publike (palestrave dhe këndeve sportive).

Bashkia Vorë bashkëpunon me organizatat, shoqatat, lëvizjet rinore për promovimin nxitjen, mbështetjen e të rinjve për të rritur potencialet e tyre brënda shoqërisë.


Eventet

<tetor 2018>
HënMarMërEnjPreShtDie
24252627282930
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930311234

Se shpejti


Buletini Informativ