Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > Asfaltimi i rruges Sulhaxhi

Kategorite

Filtro:

Asfaltimi i rruges Sulhaxhi

Ka përfunduar asfaltimi në rrugen Sulhaxhi.Është një tjetër pasqyrim i punës dhe i investimeve të Bashkisë Vorë. Investimet publike që po realizon kjo Bashki kanë një ndikim të jashtëzakonshëm social. Këtë ndikim ka edhe segmenti rrugor i ndërtuar me të gjithë parametrat e duhur. Përveç lehtësisë së kalimit për automjetet dhe këmbësorët, edhe shkarkimi i ujërave të bardha nuk do të jetë më një problematikë për banorët. Ky është edhe pikësynimi i Bashkisë, që nëpërmes politikave zhvillimore të saj të bëjë të mundur përmirësimin e infrastrukturës urbane në Vorë . Dhjetëra projekte të tjera janë duke u realizuar në të gjitha zonat e qytetit të Vorës, aty ku nevoja dhe kërkesat e qytetarëve kanë qenë më të mëdha. Dhe të gjitha këto investime janë financuar vetëm nga buxheti i Bashkisë Vorë.


Rruga si ka qene me pare dhe si eshte bere tani nga Bashkia Vore



Eventet

<shtator 2017>
HënMarMërEnjPreShtDie
28293031123
45678910
11121314151617
18192021222324
2526272829301
2345678

Se shpejti


Buletini Informativ