Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > ANALIZA E GJENDJES EKZISTUESE TË VORËS

Kategorite

Filtro:

ANALIZA E GJENDJES EKZISTUESE TË VORËS

ANALIZA E GJENDJES EKZISTUESE TË VORËS

marrë nga Plani i Detyruar Vendor, hartuar nga Studio B&L, Mars 2020

Vizioni i projektit

Mes bashkive, territoret e të cilave u prekën nga pasoja e tërmetit të 26 nëntorit 2019, Vora përfaqëson ndoshta rastin më klasik të mundësive që ndonjëherë një komuniteti i zbulohen pas fatkeqësive të kësaj shkalle. Me një numër të madh të banesave kolektive të shpallura të papërdorshme, Vora, qendër e bashkisë me të njëjtin emër, është vënë përballë sfidës së rëndësishme të trajtimit të gjendjes posttërmet jo vetëm në raport me domosdoshmërinë e zgjidhjes së strehimit për familjet e dëmtuara. Tashmë, kjo "qytezë" ka mundësinë historike që nëpërmjet rindërtimit, të marrë fytyrën e vërtetë të një qendre urbane.​

Koncepti urbanistik i rindërtimit për Vorën buron thelbësisht nga nevoja që ky proces të marrë jetë në po atë territor. Rindërtimi i banesave kolektive brenda qytetit të sotëm, shoqëruar me përmirësimin dhe përforcimin e pëlhurës urbane, është i nevojshëm për të konfirmuar ekzistencën e tij si qendër administrative, por dhe social-kulturore e arsimore e bashkisë Vorë edhe në të ardhmen.

Qysh në procesin e hartimit të PPV-së Vorë, ndërmarrë nga qeveria Shqiptare në vitin 2016 dhe përfunduar në 2019, marrdhënia e këtij qyteti me infrastrukturën e rëndësishme rrugore kombëtare Tiranë - Durrës doli në pah si një çështje që kërkon zgjidhje të qëndrueshme. Fushata e rindërtimit mund të jetë çelësi i zgjidhjes edhe për këtë.

Nëpërmjet materialit në vijim, shfaqet mundësia e arritjes së një sërë zgjidhjesh në

mënyrë të integruar, brenda territorit, duke garantuar ekuilibrin social, financiar, mjedisor e infrastrukturor të kësaj qendre urbane dhe komunitetit të saj.

Koncept - ideja e parashtruar ngrihet mbi parimet universale të zhvillimit të qytetit,

 të cilat mungojnë tërësisht në gjendjen e sotme. Mundësia e rindërtimit, jep nxitje për zhvendosjen e qendrës gravitacionale të Vorës nga skaji buzë superstradës, në brendësi.​

Ky aks i munguar vertebral shërben si një kolonë ku mbërthehen strukturat e reja

të banimit, por dhe shërbime të munguara publike. Rizhvillim dhe Ristrukturim urban përmes Rindërtimit është deviza e projektit tone për Vorën. Grupi ynë i ekspertëve ka nisur punën me analizën dhe studimin e zonave të veçanta ku gjenden ndërtesat e dëmtuara. Më tej, për të krijuar një propozim të qëndrueshëm, ndërtuam një skenar të rrjetit rrugor, që është rezultat i arsyetimit mbi atë ekzistues si dhe nevojat e mundësitë që parashtrohen lidhur me ndërhyrjen. Rrjeti rrugor i propozuar do të ndihmojë njëkohësisht dhe për ndarjen e zonës së rindërtim-rizhvillimit në pjesë të veçanta, që do të korrespondojnë me faza të ndryshme të realizimit të projektit. Duke pare se zona më e dëmtuar është ajo me përqëndrimin më të lartë të banesave kolektive deri në 5 kate, mendojmë që ajo të jetë edhe zona e parë që do të zhvillohet. Më tej, masterplani do të përcaktojë etapat e zhvillimit duke u bazuar në nevojën për prishje, për strehim dhe për t'i hapur udhë kompletimit të një projekti të rëndësishëm.​



Eventet

<shtator 2020>
HënMarMërEnjPreShtDie
31123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
2829301234
567891011

Se shpejti


Buletini Informativ