Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > 15 Korrik 2020, Jepen 51 pagesat e para banorëve të Vorës, Prezës dhe Bërxullit

Kategorite

Filtro:

15 Korrik 2020, Jepen 51 pagesat e para banorëve të Vorës, Prezës dhe Bërxullit

​​15 Korrik 2020

Jepen 51 pagesat e para banorëve të Vorës, Prezës dhe Bërxullit

Me kujdesin e Kryeminstrit z. Edi Rama, Qeveria Shqiptare miratoi Fondin e Rindërtimit për Financimin e Rikonstruksionit të banesave individuale dhe të njësive të banimit në ndërtesa (pallat). 

Për Bashkinë e Vorës u transferua fondi prej 176 250 000 (njëqind e shtatëdhjetë e gjashtë milionë e dyqind e pesëdhjetë mijë) lekësh, për dëmtimet DS1, DS2, DS3.

Janë firmosur deri tani 753 kontrata me banorët e dëmtuar nga tërmeti banesat e të cilëve janë vlerësuar nga inxhinierët e Institutit të Ndërtimit. Janë në proces dhe 167 kontrata të tjera po për këtë kategori granti.

51 familjet e para përfituan sot grantin e rindërtimit për riparimin e banesës së tyre. Këta banorë u paraqitën pranë zyrës së Postës Shqiptare dhe tërhoqën paratë. Stafi i bashkisë po njofton të gjithë qytetarët që të paraqiten sipas kalendarit të përcaktuar. Ju lutemi të gjithëve të paraqiteni në ditën e caktuar sepse punimet e banesave tuaja duhet të përfundojnë brenda dy muajve nga data e marrjes së grantit.​​


Eventet

<tetor 2020>
HënMarMërEnjPreShtDie
2829301234
567891011
12131415161718
19202122232425
2627282930311
2345678

Se shpejti


Buletini Informativ