Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Bashkia > Funksionet e Kryetarit të Bashkisë

Funksionet e Kryetarit të Bashkisë

​ 

Funksionet e Kryetarit të Bashkisë

Në zbatim të Ligjit 139/2015 datë 17.12.2015 "Për vetëqeverisjen vendore", neni 64, Kryetari i Bashkisë, ka këto kompetenca dhe detyra:

1. Ushtron të gjitha kompetencat në kryerjen e funksioneve të bashkisë, me përjashtim të atyre që janë kompetencë vetëm e këshillit përkatës;

2.Zbaton aktet e këshillit;

3. Merr masa për përgatitjen e materialeve të mbledhjeve për këshillin bashkiak, në përputhje me rendin e ditës së përcaktuar nga këshilli, si dhe për probleme që kërkon ai vetë; 

4.Raporton në këshill për gjendjen ekonomikofinanciare të bashkisë dhe njësive administrative përbërëse të paktën çdo 6 muaj ose sa herë kërkohet nga këshilli; 

5.Raporton para këshillit sa herë kërkohet prej tij për probleme të tjera që kanë të bëjnë me funksionet e bashkisë; 

6.Është anëtar i këshillit të qarkut; 

7.Emëron, duke respektuar ligjin përbarazinë gjinore, zëvendëskryetarin / zëvendëskryetarët e bashkisë dhe i shkarkon ata; 

8.Emëron, duke respektuar ligjin për barazinë gjinore, administratorët e njësive administrative /lagjeve dhe i shkarkon ata;

9. Vendos për emërimin ose shkarkimin e anëtarëve të organeve drejtuese të shoqërive tregtare në pronësi të bashkisë, si dhe drejtuesit e ndërmarrjeve e të institucioneve në varësi; 

10. Emëron dhe shkarkon punonjësit e tjerë të strukturave dhe njësive në varësi të bashkisë, përveç kur parashikohet ndryshe në ligjin për nëpunësin civil; 

11. Ushtron të drejtat dhe siguron plotësimin e të gjitha detyrimeve që i janë ngarkuar bashkisë si person juridik dhe është përfaqësuesi i saj në marrëdhëniet me të tretët;

12. Merr masa për kualifikimin dhe trajnimin e personelit të administratës, të institucioneve arsimore, sociale, kulturore e sportive;

13. Kthen për rishqyrtim jo më shumë se një herë në këshill vendime, kur vëren se ato cënojnë interesa të bashkësisë. Në rastin e kthimit të vendimit të këshillit nga kryetari i bashkisë, këshilli mund të miratojë të njëjtin vendim vetëm me shumicën e votave, në prani të më shumë se gjysmës së të gjithë anëtarëve​

Eventet

<dhjetor 2018>
HënMarMërEnjPreShtDie
2627
28
e mërkurë, nëntor 28, 2018
29
e enjte, nëntor 29, 2018
3012
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930
31123456

Se shpejti


Buletini Informativ