Misioni

Administrata e njësive administrative  është përçuese e problemeve dhe shqetësimeve të komunitetit përkatës në strukturat e Bashkisë dhe anasjelltas.

Komunikon me banorët e njësisë  për politikat bashkiake dhe projektet apo programet e Bashkisë për njësinë administrative përkatëse.

Njësitë Administrative , nëpërmjet drejtorisë së koordinimit të njësive admnistrative në Bashki, komunikojnë dhe bashkëpunojnë me njëra tjetrën, 

në funksion të realizimit të detyrave të tyre dhe zgjidhjes së problemeve e shqetësimeve të banorëve të njësive.

Bashkia Vorë ka në varësi 2 njësi administrative: 

1.NJA. Prezë - Administrator Skënder Kulli

2.NJA. Bërxull -Administrator Kujtim Haka